Sherr me thika për pronën në Gështenjas të Pogradecit, ndërron jetë 65-vjeçari! Në kërkim autori (EMRAT+VIDEO)

7 Shtator 2022, 18:33| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 14:48

  • Share

POGRADEC-  Një ngjarje e rëndë e ka goditur përsëri juglindjen e Shqipërisë. Fatmir Manellari 63 vjeç ka goditur me mjet të ftohtë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij, i cili pasi është dërguar në spital ka ndërruar jetë nga plaga e marrë. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht. Mësohet se ky konflikt ka lindur për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.

Ngjarja ka precipituar mbrëmjen e datës 9 Shtator, rreth orës 17:50, ku Fatmir Manellari ka shkuar në banesën e Safet Hyskollarit dhe e ka goditur për vdekje në pragun e shtëpisë së tij. Pas kësaj menjëhërë autori është larguar në drejtim të paditur, ku ka nisur dhe kërkimi policor me posblloqe dhe patrulla nga policia e shtetit.

Një nga miqtë e viktimës është shprehur se Safet Hyskollari është kthyer para një viti nga Amerika dhe në komunitet njihej si një person i qetë, ndërsa jetont i vetëm me bashkëshorten e tij. Ndërkohë një tjetër banor është shprehur për autorin se nuk njihej si njeri i mirë në komunitet.

Nga informacionet paraprake rezulton se Fatmir Manellari ishte një person që kurohej nga depresioni dhe situatat e përsëritura të konfliktit e kanë shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin ekstrem. Familjarët e autorit u njohën nga mediat për vdekjen e Safet Hyskollarit, ndërkohë i biri theksoi se pas aktit të të atit, kishte dalë për ta kërkuar këtë të fundit dhe motivonte dorrëzimin e tij. Jashtë kamerave ai tha se ndihej i rrezikuar, pasi familja e viktimës 63 vjeçar, mund të hakmerrej kundrejt tij dhe nënës së tij. Autori i cili u arratis nga vendi i ngjarjes, jetonte në një banesë të vogël jo shumë larg banesës së viktimës, me të birin dhe të shoqen.

Konfliktet e pronësisë jo rrallë herë kanë përfunduar me viktima në Shqipëri. Ndërkohë për konfliktin në fjalë, banorë jashtë kamerave janë shprehur se autoritetet kishin djeni dhe ngjarja ishte e paralajmëruar.

Ora 22:30
Vrasja në Pogradec, del FOTO! Ja kush është viktima 65-vjeçar që u qëllua me thikë për vdekje në derën e banesës

Viktima Safet Hyskollari

65-vjeçari Safet Hyskollari është personi, i cili u qëllua me thikë në derën e banesës nga Fatos Manellari. Hyskollari pasi u dërgua në spital nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Ora 20:10
VIDEO/ Me duar në kokë dhe e tronditur, gruaja e autorit merr vesh lajmin e vrasjes së 65-vjeçarit: Ç'na gjeti

Gruaja e Fatos Munellarit, autorit të vrasjes së 65-vjeçarit Safet Hyskollarin në Pogradec mori vesh lajmin mbi ngjarjen e rëndë nëpërmjet gazetarëve. Munellari vrau me thikë 65-vjeçarin pas një konflikti që paraprakisht dyshohet të ketë qenë për motive pronësie.

Ajo është e tronditur nga lajmi teksa shihet se ka vendosur duart në kokë.

"Obobo, si ka vdekur , të dy kanë vdekur , ç'na gjeti!! ", shprehet e tronditur bashkëshortja e autorit.

Ndërsa djali i tij thotë se nuk e dinin lajmin dhe sapo e kishin marrë vesh ngjarjen e rëndë . Ndërkohë, autori vijon të jetë në arrati.

Ora 19:36
Vrasja në Pogradec, miku i viktimës: Nuk ka një vit që është kthyer nga Amerika! Ishte njeri i qetë! Nuk di gjë për konflikte mes tyre

Miku i viktimës Safet Hyskollari, i cili u vra pas një sherri me thika në Pogradec thotë për Report Tv se 65-vjeçari Hyskollari nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Amerika dhe nuk di që ai të  ketë pasur komunikim me autorin dhe as debate pronësie.

"E njohë për një njeri shumë të rregullt, serioz të sjellshëm, të edukuar. Nuk e besoj të zihej kurrë. Nuk ka prishur qef me njeri. Ai ka qenë në Amerikë , nuk ka 1 vit që është kthyer, jetonte atje. Nuk e di nëse ka pasur komunikim me autorin. Këtu gardhi  është i ndarë. Ka qenë njëri i qetë, më njeri shkaktar , i sjellshëm i edukuar. Autori ka qenë në punë, punonte marangoz.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sadi: 08/09/2022 06:08

    U be dhe jugu si veriu me u vra per 1 gardh,shqiptari eshte popull budall si ne jug ashtu dhe ne veri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?