Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Lihet në burg babai i autorit: Në atë zonë kam mbjellë boronicë, jo kanabis! Dija vetëm se Danjeli është rrahur

11 Tetor 2020, 09:35| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 11:13

  • Share

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt, autorit të vrasjes së dy të rinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, në Malësinë e Madhe, të cilët u shpallën të zhdukur më 3 tetor dhe u gjetën pas pas 5 ditësh.

Rrok Pepaj është lënë në burg pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Dy ditë më parë ka Pepaj dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen. Pavarësisht masës së sigurisë sot në dëshminë e rradhës ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.

Trupat e pajetë të të rinjve u gjetën të ndarë një njëri tjetri dhe të ekzekutuar me kallashnikov. Fillimisht Danjeli ka qëlluar mbi Vilsonin trupi i të cilit është bërë shoshë nga plumbat dhe më pas ka qëlluar nga frika kushëririn e tij Klementin pas shpine. Danjel Pepaj e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis në afërsi të fshatit Vrith, ku ndodhi dhe ekzekutimi i dy të rinjve. 

Shkaku i ngjarjes është një parcelë me kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës. Për hakmarrje, i riu që duhet t'i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur dhe më pas i ka vrarë ata.

Danjel Pepaj sipas burimeve të Report Tv dyshohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe ende është në kërkim.

Ora 10:45
U la në burg për dëshmi të rreme dhe kultivim kanabisi, zbardhet dëshmia e Rrok Pepajt: S'kam pasur dijeni për parcelën, kam mbjellë boronicë

Zbardhet dëshmia e Rrok Pepajt, babait të Danjel Pepaj, autorit të vrasjes së dy të rinjve në Malësi të Madhe pasi u la bë burg për dëshmi të rreme dhe bashëkpunëtor në kultivim kanabisi.

Në dëshminë e tij ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.

"Nuk kam patur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjeshtë e njoh si zonë pjesën malore por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka patur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto pune sepse une jam i semurë dhe kam edhe gruan të sëmurë", tha ai.

Ora 10:29
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Gjykata lë në burg babain e autorit, akuzohet për dëshmi të rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt, autorit të vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Ai akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Vrasja e dy të rinjve në Shkodër, zbardhet dëshmia e vëllait të Vilsonit: U zunë për një femër, më lanë në lokal dhe ikën të 3 në mal


B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?