Dy viktimat Kelmet Pepaj dhe Vilson Cutaj dhe autori Danjel Pepaj

Ekskluzive/ Vrasja e dy të rinjve në Shkodër, zbardhet dëshmia e vëllait të Vilsonit: U zunë për një femër, më lanë në lokal dhe ikën të 3 në mal

11 Tetor 2020, 15:46| Përditesimi: 11 Tetor 2020, 16:47

  • Share

Olson Çutaj, vëllai i Vilson Çutaj që u gjet i vrarë me plumb në ballë, është dëshmitari kryesor i ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Vrith, në datën 3 tetor 2020. Në rëfimin e Olson Çutaj që “Shqiptarja.com” zbardh ekskluzivisht, ai tregon se ndodhej nën shoqërinë e vëllain Vilsonit dhe kushëririn e tyre Klement Pepaj, të cilit shkurt i thërisnin “Keli”.

Bashkë me ta ka qënë dhe kushëriri i Klementit, Danjel Pepaj. Duke diskutuar për punën e një ngatërese për punën e një femre, kanë rënë dakort për të shkuar së bashku në fshatin Vridh dhe të diskutojnë e sqarohen duke pirë dhe një kafe. Kanë shkuar së bashku me automjetin e Vilsonit, një Mercedes-Benz. Kur kanë mbëritur në hyrje të fshatit, Vilsoni së bashku me Danjelin dhe Klementin, kanë lëvizur në këmbë, ndërsa i kanë pohuar Olsonit që të qëndronte tek një lokal derisa ata të ktheheshin. Pas 30 minuta, Olsoni e ka thirur Vilsonin në telefon, i cili pasi është përgjigjur, i ka thënë se nuk do të vonohej shumë dhe të priste aty tek lokali. Por Olsioni, me sa duket i është sosur durimi dhe sërisht e ka telefonuar vëllain e tij,Vilsonin, por ai nuk i është përgjigjur.

Mandej ai ka telefonuar Klement Pepaj, por edhe ky i fundit nuk i është përgjigjur, megjithëse zilja e telefonit vijonte të binte. Vëllai i Vilsonit. Olsioni, ka treguar se ka qëndruar në Vrith deri në mesnatë por nuk kamundur të konstatojë apo të marë ndonjë sinjal prej vëllait dhe kushëririt. Mandej i është drejtuar policisë së Shkodrës, ku ka shfaqur merakun e vrasjes dhe se Vilsonit mund ti kishte ndodhur ndonjë gjë.

Nisur nga kjo situatë, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Daniel Pepaj dhe Klement Pepaj, por nuk ka konstatuar asnjë gjë të paligjshme. Babai i Danjel Pepaj,Rrok Pepaj, ka pohuar fillimisht se i biri Danjeli,kishte dhjetë ditë që nuk ndodhej në banesë, pasi kishte shkuar në Malin e Zi ku punonte si usta. Ndërkohë në deklarimin e një personi me inicialet S.M, ai ka treguar se është ndodhur në datën 3 tetor 2020 në lokalin e Sylo Bercaj, kur 15 metra larg lokalit ka takuar Danjel Pepaj, i cili i ka kërkuar dëshmitarit ta dërgonte me makinë deri në fshatin Katun.

Sipas rëfimit të këtij dëshmitari, Danjeli ishte i parruhar i dehur dhe ndodhej në këmbë. Transportimi i tij nuk është kryer, pasi dëshmitari i ka pohuar se nuk kishte makinë dhe Danjeli ka vijuar rrugën në këmbë.

Ora 09:35
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe/ Lihet në burg babai i autorit: Në atë zonë kam mbjellë boronicë, jo kanabis! Dija vetëm se Danjeli është rrahur

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për Rrok Pepajn, babanë e Danjel Pepajt, autorit të vrasjes së dy të rinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, në Malësinë e Madhe, të cilët u shpallën të zhdukur më 3 tetor dhe u gjetën pas pas 5 ditësh.

Rrok Pepaj është lënë në burg pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit. Dy ditë më parë ka Pepaj dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen. Pavarësisht masës së sigurisë sot në dëshminë e rradhës ai ka thënë se nuk ka patur dijeni për parcelën pasi ka mbjellë boronicë, ndërsa për sa i përket djalit ka shtuar se di vetëm se ai ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur.

Trupat e pajetë të të rinjve u gjetën të ndarë një njëri tjetri dhe të ekzekutuar me kallashnikov. Fillimisht Danjeli ka qëlluar mbi Vilsonin trupi i të cilit është bërë shoshë nga plumbat dhe më pas ka qëlluar nga frika kushëririn e tij Klementin pas shpine. Danjel Pepaj e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis në afërsi të fshatit Vrith, ku ndodhi dhe ekzekutimi i dy të rinjve. 

Shkaku i ngjarjes është një parcelë me kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit. Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës. Për hakmarrje, i riu që duhet t'i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur dhe më pas i ka vrarë ata.

Danjel Pepaj sipas burimeve të Report Tv dyshohet se menjëherë pas ngjarjes është larguar në drejtim të Malit të Zi dhe ende është në kërkim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LAWENFORCEMENT: 12/10/2020 15:49

    U ZUNE PER NJE FEMER E CILA QUHEJ HASHASHINA KANABISI, A TE MBARUAR, SPECIE NE ZHDUKJE ME INSTIKTE KAFSHERORE, NUK PYESNI EDHE VELLAIN E VRISNI PER NJE ZHAKE (THES)HASHASH.HAINI LEKET EDHE HASHASHIN TANI

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2020 23:34

    Dy deshmite kane plot vrima,dhe nuk jane shume bindese.E para,deshmia e Olsionit eshte e nje aneashme dhe nuk mund as te verifikohet,as te ballafaqohet,pasi bashkebiseduesit e tjere jane vrare e zhdukur. E dyta,kur je rrahur e zene per nje vajze nuk ke pse lan hesapet ne maje te malit,aq me teper ,qe ke lene plot deshmimtare nga pas,dhe aq me teper vrasjen e ben prane parcelave te kanabisit.Per mendimin tim,Olsi, qe ka shume mundesi te kete dijeni per marjuanen,thjesht po mbron veten nga nje inkriminim I mundshem.E treta mbjellja e boronicave ne maje te malit,ne zone te larget me duket pak e cuditshme sepse:1-zona e dhene ne foto ,duket si zone ku boronicat I mbjell natyra,2-kur mbjell boronica ,I mbjell sa me afer shtepise ,jo ne zona te ashpra.3-vendi I krimit njihej mire dhe perdorej nga te dy ,ate e bir.Per mendimin tim kemi te bejme me nje vrasje per te vene nderin ne vend,i shkaktuar per ceshtje kanabisi.

    Përgjigju
  • Luani: 11/10/2020 19:17

    Familje e degjeneruar...kesaj familje ti digjet shtepia dhe te largohen nga fshati..ky eshte kanuni...dhe burrat te vriten.... .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?