Alaba në 'dyluftim' me Messin

Votoi Messin si lojtarin më të mirë, Alaba reagon pas kritikave: Benzema e di sa shumë e vlerësoj

28 Shkurt 2023, 11:20| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 11:21

  • Share

Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë sipas FIFA-s për vitin kalendarik 2022. Në bazë të votave nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, si edhe përfaqësues të mediave nga çdo shtet, Messi la pas Mbappe dhe Benzema.

Në lidhje me votimin, kritika të shumta u drejtuan në adresë të David Alabës, mbrojtësit të Real Madrid dhe kapitenit të Austrisë. Mëngjarashi votoi Messin të parin, duke lënë pas shokun e ekipit, Karim Benzema. Në një reagim pas çmimeve, Alaba tregon se kombëtarja e Austrisë voton si ekip dhe ai ka një admirim të veçantë për Benzema.

"Në lidhje me çmimin më të mirë të FIFA-s. Kombëtarja austriake e voton këtë çmim si ekip, jo vetëm unë. Të gjithë në mbledhjen e ekipit mund të votojnë dhe kështu vendoset. Të gjithë e dinë, veçanërisht Karimi, se sa shumë e admiroj atë dhe performancat e tij dhe e kam thënë shpesh se për mua ai është sulmuesi më i mirë në botë, dhe kështu është ende. Pa dyshim”, shkroi Alaba.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?