Lionel Messi duke marrë trofeun nga kreu i FIFA-s

'FIFA The Best'/ Lionel Messi në majën e botës barazon Ronaldon, CR7 jashtë formacionit të vitit! Argjentina i merr të gjitha (ÇMIMET)

27 Shkurt 2023, 22:41| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 22:50

  • Share

FIFA ka zhvilluar këtë mbrëmje në Paris eventin për ndarjen e çmimeve "The Best" në futboll për vitin kalendarik 2022. Me fillim në 21:00, një homazh iu kushtua legjendës së futbollit, Pele, ndarë nga jeta fundin e vitit të shkuar.

Në këtë event u akorduan disa çmime, si futbollisti dhe futbollistja më e mirë për meshkuj dhe femra. Goli më i bukur, portieri dhe portierja më e mirë dhe çmimi për trajnerët më të mirë.

Lionel Messi fitoi çmimin si futbollisti më i mirë në botë për 2022, duke lënë pas Mbappe dhe Benzema. Kështu Messi merr për herë të dytë çmimin "FIFA The Best", duke barazuar Cristiano Ronaldon. CR7 mbeti jashtë formacionit të vitit. Argjentina kampione bote i mori të gjitha, me Scalonin që u shpall trajneri më i mirë dhe Martinez portieri më i mirë.

Çmimet dhe fituesit:

Portierja më i mirë për vajza u shpall Mary Earps (Manchester United / Angli).

Portieri më i mirë për meshkuj u shpall Emiliano Martinez (Aston Villa / Argjentina).

 Çmimin ‘Puskas’ (për golin më të bukur) e fitoi Martyn Oleksi (Uarta Poznan / Polonia).

Trajnerja më e mirë për vajza u shpall Sarina Uiegman (Anglia) .

Trajneri më i mirë për meshkuj u shpall Lionel Scaloni (Argjentina).

Çmimi për futbollistin më Fair Play shkoi për Luka Lochoshvili (Cremonese / Gjeorgji), i cili shpëtoi në fushë një kundërshtar që humbi ndjenjat.

Çmimi për tifozët më të mirë të vitit 2022 shkoi për fansat e Argjentinës, të cilët dhuruan spektakël në pritjen e ekipit pas fitimit të Kupës së Botës.

Formacini i vitit: Courtois, Hakimi, Cancelo, van Dijk, De Bruyne, Modric, Casemiro, Messi, Mbappe, Benzema, Haaland

‘FIFA The Best’ për vajza shkoi për Alexia Putellas (Barcelona / Spanja).

‘FIFA The Best' për meshkuj e fitoi Lionel Messi (PSG / Argjentina).

Çmimet dhe kandidatët për të fituar:

‘FIFA The Best’ meshkuj: Benzema, Mbappe dhe Messi

‘FIFA The Best’ vajza: Mead, Morgan, Putejas

Portieri më i mirë për meshkuj: Bonu, Courtis, Martinez

Portierja më i mirë për vajza: Berger, Earps, Endler

Trajneri më i mirë për meshkuj: Ancelotti, Guardiola, Scaloni

Trajneri më i mirë për vajza: Bompastor, Sundhage, Uiegman

Çmimi ‘Puskas’ (për golin më të bukur): Oleksi (Uarta Poznan), Pajet (Olimpiakosi kundër Paok), Riçarlison (Brazil kundër Serbisë)

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 28/02/2023 10:51

    CHE MAFIA CALCISTICA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?