'Shëndetësia'/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT: Ende s’dimë shkakun! PS: Koçiu do flasë të enjten në Kuvend

8 Prill, 11:13| Përditesimi: 8 Prill, 18:20

  • Share

TIRANË- Të enjten ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu pritet të flasë për herë të parë në seancë plenare mbi atë se çfarë po ndodh në urgjencën e QSUT-së prej 11 prillit, kur një zjarr ra në katin -1 dhe nxori jashtë funksionit një pjesë të aparaturave imazherike.

Kërkesa për raportimin e ministres është bërë më herët nga kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji, përfaqësuese e Rithemelimit, dhe në konferencën e kryetarëve të drejtuar nga Lindita Nikolla, është caktuar se ministrja do të flasë në seancën e Kuvendit më 11 prill.

Pikërisht ky vendim ngjalli debate, pasi në një zë deputetët e opozitës kërkuan ta kenë ministren përballë në komision.

‘Nuk kërkova seancë dëgjimore për në seancë plenare. Le të jenë 2 seanca dëgjimi, nuk i bën keq qytetarëve të mësojnë për këtë çështje.’- tha Gjergji.

‘Kërkesën tuaj zonja Gjergji e ka devijur kryetarja e Kuvendit’- tha Vokshi.

'Kemi interes të përbashkët për zjarrin që ka rënë në QSUT, se çfarë ka ndodhur. Ministrja duhet të vijë në komisione, por përderisa të enjten është caktuar një takim kërkuar nga kryetarja e kom pyetje përgjigje e gjithë kolegët mund të bëjnë pyetje dhe objekti i bisedës është i njëjti s’mendoj se për të njëjtën çështje të thërrasim ministren si në komision si në parlament.’- tha deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

Albana Vokshi, deputete e Rithemelimit kërkoi që ministrja e Shëndetësisë dhe drejtoresha e QSUT-së duhet të japin sqarime në komisionin e Shëndetësisë në lidhje me mosfunksionimin e urgjencës dhe se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Sipas Vokshit pak ditë më parë është hapur një tender me vlerë 300 mijë euro për rikthimin në funksion të urgjencës, ndërsa ende nuk janë dhënë shpjegime se cilat janë pajisjet që janë djegur dhe nuk funksionojnë më.

‘Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro? Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më 17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina.’- tha Vokshi.

Kërkesa e Vokshit për dëgjesën me ministren e Shëndetësisë në Komisionin e Shnëndetësisë, u rrëzua nga mazhoranca, me argumentimin se ministrja do të përgjigjet këtë të enjte në seancën plenare dhe nëse nuk shterohen pyetjet të bëjë më vonë dëgjesë në komision.

Nga ana tjetër deputetja Vokshi solli edhe denoncimin e një qytetari se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

‘Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.’- tha Vokshi.

Por ishte QSUT që hodhi poshtë denoncimin e Vokshit. QSUT sqaroi se më datë 5 prill ka patur luhatje të energjisë elektrike, nuk ka asgjë të vërtetë për humbje jete të pacientëve. Po ashtu edhe deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu tha se nuk ka pasur dëme në njerëz.

Situata kaotike me urgjencat vijon që prej datës 11 shkurt kur në katin -1 në Urgjencën e re të QSUT-së ra zjarr, për shkaqe që po hetohen nga prokuroria e Tiranës e që dyshohet se lidhen me keqfunksionimin e baterive. Organi i akuzës së kryeqytetit i nisi hetimet më 2 mars, duke sekuestruar edhe dosjen e tenderit për ndërtimin e urgjencës, një investim me vlerë rreth 17 milionë euro.

Ora 13:44
‘Ikën dritat 2 orë e vdiqën 4 të intubuar' QSUT i përgjigjet Vokshit: E pavërtetë! Pati luhatje energjie, por jeta e pacientëve s’është cënuar

1711573715_52763568732b8944a4554oscaled1.jpg

Qëndra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Rithemelimit, Albana Vokshi se mëngjesin e së premtes, kanë ikur dritat për dy orë në QSUT dhe për pasojë kanë humbur jetën 4 pacientë të intubuar. QSUT thotë se nuk ka asgjë të vërtetë për humbje jete të pacientëve.

Sipas QSUT-së në datën 5 prill në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror, por kjo nuk ka cënuar shëndetin e pacientëve.

QSUT thotë se reagimi i stafit teknik ka qenë i mënjehërshëm, duke i dhënë zgjidhje problematikës dhe duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës.

'QSUNT shpreh keqardhje për deklaratat e pavërteta në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, të cilat afektojnë drejtpërdrejtë pacientët dhe shëndetin e tyre.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sa i takon deklaratave të bëra nga anëtarët e komisionit për ndërprerje të energjisë elektrike në një prej godinave të këtij spitali sqaron si më poshtë vijon:
Në datë 5 Prill, në orën 1:30 të mëngjesit, punonjësit teknikë të shërbimit 24 orësh kanë konstatuar luhatje të energjisë elektrike pranë Shërbimit të Reanimacionit Qendror.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i teknikëve shtesë të gatishmërisë të QSUT-së të cilët në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i kanë dhënë zgjidhje kësaj problematike duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe normalizimin e situatës. QSUNT sqaron opinionin publik se nuk ka asnjë të vërtetë sikurse është raportuar ditën e sotme për humbje jete të pacientëve dhe se shërbimi ndaj tyre nuk është cenuar në asnjë moment.'- thuhet në reagim.

Ora 12:00
‘Mos guxo të më ndërpresësh’, debat i ashpër mes Gjergjit dhe Metajt te ‘Shëndetësia’: Turpi mban fytyrën tënde

1712568167_komisionishendetesise.jpg

Një debat me tone ka ndodhur mes kryetares së Komisionit të Shëndetësisë Zheni Gjergji dhe deputetit të PS-së Ilir Metaj. Pas debatit Gjergji i hoqi fjalën Metajt.

Gjergji: Mos bëj ironi

Metaj: Mos më ndërprit... mos guxo të më ndërpresësh më. Unë nuk do të ndriçoj errësirën e mendjes tënde.

Gjergji: Jam në dritë! Të lutem më ruaj etikën mos fyej dhe mos bëj ironi.

Metaj: Nuk je ti të më tregosh mua edukatën

Gjergji: Këtë rol politik e merre gjithmonë dhe është një rol i turpshëm politik që merr. Ti merr një rol politikë shumë të turpshëm

Metaj: Turpi ka vetëm një fytyrë dhe mban fytyrën tende

Gjergji: Të heq fjalën që ta dish.

Ora 11:49
Urgjenca e QSUT jashtë funksionit, Vokshi në Komisionin e Shëndetësisë: Ministrja të vijë urgjent dhe të raportojë, s’mund të presim javën tjetër

1712568040_albanavokshi.JPG

Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkon që ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu të raportojë në Komisionin e Shëndetësisë për zjarrin në QSUT. Vokshi tha ministrja udhët të raportojë këtë javë dhe s’mund të pritet deri javën e ardhshme.

"Po e përsëris kërkesën që të vijë ministrja bashkë me drejtoreshën e QSUT dhe të raportojnë për zjarrin dhe ende nuk dimë se ca ndodh atje. Duhet ta kishim këtu që ditën e parë. Ka dy muaj që nuk funksionin, a ju vret ndërgjegjja. Komisioni nuk është këtu për ti bërë hije ministres, as që të bëheni zëdhënës, është check and balance. Jo të vini këtu të flisni në emër të ministres. Ku e di kolegu ynë që paska ndodhur një defekt inxhinierik, qenkan informacione të rezervuara vetëm për deputetët e PS. Jeni mjek, duhet të ishit ju të parët që të reagoni. Kryetarja tha që skam kërkuar mocion me pyetje në seancë. Nuk e ka kërkuar. Duhet të vijë brenda javës, s’mund të presim javën tjetër. Duhet këtu të raportohet, përse ka ndodhur, a ka pasur përkeqësim të Shëndetit, a është bërë hetim klinik. Kërkojmë që ministrja dhe drejtoresha të vijnë menjëherë në Komision. Ajo që ka ndodhur te urgjenca është shkak i vjedhjes", tha Vokshi. 

Ora 11:31
Denoncimi i Vokshit se 4 pacientë humbën jetën pasi ikën dritat në QSUT, Tritan Shehu: Nuk kishte dëme në njerëz

Deputeti demokrat, Tritan Shehu në Komisionin e Shëndetësisë ka folur mbi denoncimin e koleges së tij Albana Vokshi. Kjo e fundit denoncoi që ajo ka marrë nga një qytetar se në QSUT të premten në mëngjes kanë ikur dritat për dy orë dhe për pasojë kanë ndërruar jetë 4 pacientë.

Por Shehu tha se nuk ka pasur dëme në njerëz, duke thënë se situata e vështirë u arrit të kalohej falë ndihmës së mjekëve reanimatorë. Ai kërkoi që të pyetet ministrja e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje dhe mosfunksionimin e urgjencës së QSUT

"Ka pasur të premten një situatë të jashtëzakonshme në reanimacionin e QSUT dhe kjo ka zgjatur. Mjekët reanimatorë bënë që situata të kalojë pa dëme njerëzore siç më referojnë mua. Por situata ka qenë e vështirë, dhe kjo është e vërtetë. Kam qenë në kontakt me kolegët. Falë ndihmës së mjekëve reanimatorë u kalua me vështirësi. Roli i mjekëve është esencial. Në Shqipëri shohim që mjekët denigrohen, akuzohen, shkelmohen, por nuk është kështu", tha Shehu. 

Po ashtu, Shehu kërkon të pyesë ministren Albana Koçiu se përse QSUT nuk bën urgjencën kirurgjikale

“Pse urgjenca e QSUT nuk ka filluar aktivitetin, ministria duhej të merrte masa të menjëhershme. Krijon çrregullim, të sëmurët çohen në sanatorium. Me drejtuesit e QSUT dhe ministren të diskutoj, përse QSUT nuk bën urgjencën kirurgjikale, çohet e gjitha në spitalin Ushtarak. Një idiotizëm. QSUT është qendra më e madhe. E di përse është bërë, për të ulur konsumin e sterilizimit”, u shpreh Shehu.

Përgjigjja u dha nga deputetja e PS, Klodiana Spahiu.

"Të dëgjojmë njëherë se ca do thotë ministrja. Është një lajm i mirë që edhe në sajë të punës që kanë bërë mjekët s’ka pasur humbje jete. Shehu ngriti një problem lidhur me urgjencat kirurgjikale, janë ndarë në tre qendrat spitalore universitare. 2 ditë në javë i ka Sanatorium, 3 ditë Trauma dhe 2 ditë QSUT. Të treja kapacitetet do shfrytëzohen, dhe është menduar të zgjidhen kështu për urgjencën kirurgjikale. Kështu është e ndarë, s’ka lidhje me zjarrin", tha Spahiu. 

Ora 11:15
Vokshi pyet ministren e Shëndetësisë: QSUT dy orë pa drita, a vdiqën 4 pacientë të intubuar?

1712568040_albanavokshi.JPG

Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Shëndetësisë, deputetja Albana Vokshi ka denoncuar një rast të rëndë. Sipas informacione që Voksht i kanë ardhur, të premten në QSUT për më shumë se dy orë kanë ikur dritat dhe nuk ka funksionuar asgjë, duke bërë që katër pacientë që ishin në intubim kanë ndërruar jetë.

‘Ngjarje e rëndë në QSUT. Sipas këtij informacioni një punonjës që punon në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë. Sipas këtij punonjësi ka pasur 4 të sëmurë që kanë humbur jetën, gjatë periudhës që kanë ikur dritat, pasi kanë qenë të intubuar, nuk ka funksionuar linja backup. Nëse ky informacion është i vërtetë do të ishte një skandal shumë i madh. Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët.’- tha Vokshi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 08/04/2024 15:43

    Duket se sa seriozisht e kane kete pune. Njeri flet, tjetri ne telefon.Kur do mesohen shqiptaret te tregojne nje shenje respekti qofte edhe per dekor, ndaj bashkebiseduesit? Kaq gje e rendesishme erdhi ne telefonin tend sa nuk mund te presesh 5 minuta te mbaroje tjetri dhe pastaj te dergosh mesazh nga telefoni? Mire qe ju dhane vend neper komisione dhe tani do therresin dreqin e te birin a thua se gjasme po bejne pune.

    Përgjigju
  • Linda: 08/04/2024 13:38

    Vokshi te shkoj ne Spak dhe te japi doreheqjen urgjent per mos deklarim pasurie , nuk ka asnje te drejt ligjore dhe morale te jete pjesetare e asnje komisioni!

    Përgjigju
  • LInda: 08/04/2024 13:35

    GJergji ,Cupi,Bardhi jane dorezat e zeza te Sude Jorida Tabakut ! Ketyre shpifanjoseve qe kerkojn te humbin gjurmet e krimeve te tyre ne cdo moment dhe ne cdo second duhet tu tregohen vendi qe meritojn! Ata jane " oligaret" e vertet qe kane shperndare e fshehur pasurit e perfituara me vjedhje dhe grabitje gjate qeverisjes Berisha +Basha dhe besoj se ne nje te ardhme te shpejt do zbulohet dhe roli i vertet i ketyre shpifanjoseve dhe dembeleve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?