Urgjenca e QSUT jashtë funksionit, Vokshi në Komisionin e Shëndetësisë: Ministrja të vijë urgjent dhe të raportojë, s’mund të presim javën tjetër

8 Prill, 11:49| Përditesimi: 8 Prill, 11:50

  • Share

1712568040_albanavokshi.JPG

Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkon që ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu të raportojë në Komisionin e Shëndetësisë për zjarrin në QSUT. Vokshi tha ministrja udhët të raportojë këtë javë dhe s’mund të pritet deri javën e ardhshme.

"Po e përsëris kërkesën që të vijë ministrja bashkë me drejtoreshën e QSUT dhe të raportojnë për zjarrin dhe ende nuk dimë se ca ndodh atje. Duhet ta kishim këtu që ditën e parë. Ka dy muaj që nuk funksionin, a ju vret ndërgjegjja. Komisioni nuk është këtu për ti bërë hije ministres, as që të bëheni zëdhënës, është check and balance. Jo të vini këtu të flisni në emër të ministres. Ku e di kolegu ynë që paska ndodhur një defekt inxhinierik, qenkan informacione të rezervuara vetëm për deputetët e PS. Jeni mjek, duhet të ishit ju të parët që të reagoni. Kryetarja tha që skam kërkuar mocion me pyetje në seancë. Nuk e ka kërkuar. Duhet të vijë brenda javës, s’mund të presim javën tjetër. Duhet këtu të raportohet, përse ka ndodhur, a ka pasur përkeqësim të Shëndetit, a është bërë hetim klinik. Kërkojmë që ministrja dhe drejtoresha të vijnë menjëherë në Komision. Ajo që ka ndodhur te urgjenca është shkak i vjedhjes", tha Vokshi. 


Lajmi kryesor:

'Shëndetësia'/ Opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT: Ende s’dimë shkakun! PS: Koçiu do flasë të enjten në Kuvend


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?