Vlorë/ Baza e armëve në shtëpinë e Luçiano Derajt, snajperi dyshohet i përdorur për të vrarë Gëzim Sinomatin

8 Mars, 11:02| Përditesimi: 8 Mars, 13:24

  • Share

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Luçiano (Albano) Derajn, i cili u arrestua të enjten pasi në tavanin e shtëpisë në Babicë iu gjet arsenal armësh. Ai nuk është treguar bashkëpunues dhe nuk ka dhënë detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje, thonë burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema.

Por burime bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jetë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti.


Lajmi kryesor:

Baza e armëve në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit! Report Tv sjell pamjet, banesa e survejuar me kamera


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?