Baza e armëve në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit! Report Tv sjell pamjet, banesa e survejuar me kamera

VLORË- Një snajper i gjetur në depon e armatimit që u zbulua në fshatin Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sinomatit më 7 janar. Sinomati u qëlluam me një plumb më kokë, ndërsa policia nuk ka arritur që të gjejë armën e krimit. Ekspertët dyshojnë se ky snajper i zbuluar në bazën e armatimeve është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa në mjetin e djegur që u gjet pas ekzekutimit asokohe u gjet edhe një bllok betoni që dyshohej se ishte vendosur për të mbajtur snajperin.

Report Tv mëson se Luano (Albano) Deraj, i arrestuar gjatë aksionit të djeshëm, ka refuzuar që të flasë para efektivëve të Policisë së Vlorës, duke mos treguar detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje. Por burime për Report Tv bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera.

Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale, ndërsa të gjitha armët dhe pajisjet e sekuestruara do t’i nënshtrohen një ekspertize balistike, për të rënë në gjurmët e personave të tjerë të përfshirë si dhe të verifikohet nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale, përfshirë këtu edhe në vrasjen e Sinomatit.

Report Tv sjell edhe pamjet nga banesa e kthyer në një depo armatimi, e cila u zbulua paraditen e 7 marsit. Siç shihet edhe në pamje, banesa dykatëshe survejohet nga kamera sigurie. Në banesë përveç 35-vjeçarit, jetonin njerka dhe babai, si edhe gjyshërit.

Jashtë kamerave familjarët shprehen se u tronditën kur panë aq shumë polici në banesë. Ata thonë se djali u arrestua në ambientet e punës dhe më pas u dërgua në banesë me pranga, ku u ushtrua edhe kontrolli i imtësishëm. 35-vjeçari është pronar i një servisi makinash.

Në banesë u gjetën disa lloje armatimesh, snajper, pistoleta, qindra fishekë, 7 kallëpe lëndë eksplozivi plastik, silenciatorë për armët, 4 dylbi optike, 2 palë dylbi, radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska, fenelina dhe veshje të ndryshme.

Ora 17:28
Baza me armatime e gjetur në Vlorë, Balla: Duhen forcuar kontrollet kundër armëmbajtjes pa leje, për të parandaluar ngjarje kriminale

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte për një vizitë falënderuese në DVP Vlorë, për tu shprehur nga afër vlerësimet për aksionin e fundit, ku u gjet një depo e madhe armësh të cilat siç njoftoi dje policia dyshohet se mund të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale.

"Sa herë që kemi një punë të suksesshme edhe unë nuk dua të mungoj për t’ju uruar personalisht. Gjej rastin të falënderoj Ermalin, por mbi të gjitha secilin prej jush edhe këtë harmonizimin e punës që kemi pasur midis të gjitha skuadrave.

Balla kërkoi që të ketë një punë më të madhe për parandalimin e ngjarjeve kriminale, duke e konsideruar goditjen e rasteve të armëmbajtjeve pa leje si një prej objektivave më të rëndësishme për arritjen e qëllimeve.

"Skuadra e Drejtorisë Vendore qoftë me Forcën Operacionale, qoftë me Sektorin e Krimeve, qoftë me "Shqiponjën" dhe mbi të gjitha pastaj dhe me RENEA-n. Jeni bërë një ekip dhe duhet të vazhdojmë të intensifikojmë gjithë forcën tonë parandaluese këtu në Vlorë, e cila është përgjegjësia juaj dhe këtë gjë e them kudo në Shqipëri për të mos lejuar që grupet kriminale të rikthejnë pasigurinë dhe padyshim që t’i dalin përpara çdo lloj forme të krimit dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje është një prej objektivave tona të rëndësishme", u shpreh ministri.

Ai shtoi se me armët që u gjetën ditën e djeshme parandalohen ngjarje të tjera kriminale që mund të ishin planifikuar.

"Mos harroni asnjëherë që armëmbajtja pa leje është arsyeja e plotë e ngjarjeve të tjera kriminale. Goditja e djeshme është një fitore e rëndësishme, po të kemi parasysh që janë arritur të gjenden jo vetëm një arsenal i vërtetë armësh, por do ta quaj dhe një thesar pune hetimore qoftë për të identifikuar ngjarje të vjetra, por edhe për të parandaluar ngjarje të reja. Kështu që dua t’ju them shumë faleminderit nga zemra por dhe t’ju nxisë që të kemi rezultate si këto, të tjera sa më shpesh", apeloi Balla.

Ora 13:43
Pas zbulimit të depos së armatimeve, Balla shkon në Vlorë

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ‘zbritur’ në terren. Një ditë pas zbulimit të depos së armëve, Balla ka shkuar në Vlorë.

Balla pritet të njihet me hetimet lidhur me ngjarjet e fundit si dhe operacionin e fundit te Policisë ku u gjeten dhe sekuestruan një sasi armatimesh në fshatin Babice e Madhe.

Ora 11:02
Vlorë/ Baza e armëve në shtëpinë e Luçiano Derajt, snajperi dyshohet i përdorur për të vrarë Gëzim Sinomatin

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje Luçiano (Albano) Derajn, i cili u arrestua të enjten pasi në tavanin e shtëpisë në Babicë iu gjet arsenal armësh. Ai nuk është treguar bashkëpunues dhe nuk ka dhënë detaje për origjinën e armëve dhe me çfarë grupesh kriminale ka lidhje, thonë burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema.

Por burime bëjnë me dije se Deraj bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Armët janë dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekspertizë balistike për ekzaminim pasi dyshohet se disa prej tyre të jenë përdorur në disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit.

Madje, dyshohet se snajperat e gjetur, njëri prej tyre, mund të jetë përdorur në ekzekutimin e Gëzim Sinomatit, ngjarje kjo e muajit janar të këtij viti.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/03/2024 00:54

    Familjaret thone qe u tronditen kur pane gjithe ata police.Po per gjithe ate arsenal ne shtepi qe mbante djali i tyre, nuk u tronditen?! Jo i gjithi ishte i fshehur ne papafingo. Imagjinoni tani sikur shtepia e tyre e mbushur me fisheke,mina e material plases te pesonte nje nga ato aksidentet qe ndodhin rendom ne Shqiperi per shkak te ndonje shkendije elektike,qarku te shkurter,apo rrjedhje gazi nga ndonje bommbole e te digjej.Ja dicka me shokuese se prania e madhe e policise!

    Përgjigju
  • Landi: 08/03/2024 18:18

    Tau vete ministri erdhi per ermalin gangua, ta falendwroje per pune te mire, nje kallasj e ca fisheke, hahahaha. Po ju genjen e o Halera, ju genjen ne mes te dites trafikanti i rwndomte. Eemali to, Ermali Meti, bejeni pra de tw pwrgjithshwem, dr tirane, pse se beni, pse e digjni nw Vlore. Vetem po rri pwr leket qe si kthen dot mbrapa.

    Përgjigju
  • Festa: 08/03/2024 18:08

    Me i forti ne vlore kokuqi . Vetem atij si ben dot njeri asgje . As shteti asnjeri ne bote . I dridhen kembet gjithe qytetit nga kokuqi

    Përgjigju
    • Çone: 09/03/2024 03:12

      Kokuqi esh njeshi shitjeve dhe nxjerjes ne prit te shokve e di gjith vlora ke ka nxjerr dhe na frika dhe per lek..

    • Kkkbmkm: 09/03/2024 00:58

      O sa kam qesh pz

    • Futja kot: 08/03/2024 21:21

      Ik o femije torollak megjithe kokekuqet e kokeverdhet. E terhoqi zvarre policia para disa javesh. Ik shiko Clevio budallain.

  • Turi: 08/03/2024 14:41

    Do ti uli breket gangua sa ti tregojne qe e pret 25 jet burg , do ti tregoj zogu se te kujt jane armet

    Përgjigju
  • Ermal: 08/03/2024 14:41

    Deri ne fund dikush do mbaje peegjwgjesi pwr keto shpifje, drejtore boll gwnjeve Metin, Landin e te tjere, sgwnjen dot vloren, clidhje ka Edisoni me kete plere, kush te paguan drwjtor, qe ben keto mutra, dihet drwjtor dihet, o palaco cirku, se le nam por mire e ke dhe Landi do emeer, Meti sa ta shtyje. Boll me traplleqe, e dwgjwnwruat kauzen fare. Je bure kthe lLeket qe kw marre per Inez Hajrulla, bwhu pwndito si ahkodrani, se tw ra twl nga duart kur tw thane qe u kap shkodrani. Se kape ti si gwnjen, te lutwmi tw behesh me burre se nje vrases i rendomte, po te presim.

    Përgjigju
    • Vlora: 08/03/2024 20:55

      @xXx Të vërtetën ka thënë. Drejtori Ermal Muçaj bashkë me Nën/drejtorin e Hetimit të Krimeve, Shefin e Vrasjeve Ermalin dhe OPGJ Petrika Xheblatin në Komisariatin e Vlorës bashkë punojnë me bandat dhe nxjerrin qytetarët e pa fajshëm nëpër prita tek bandat rivale dhe janë më të korruptuarit që marrin rryshfet.

    • xXx: 08/03/2024 17:35

      Ja paske qendisur drejtorit...

  • Altin: 08/03/2024 14:37

    Snajperi qe esht kap nuk esht snajper esht kallash i zbukurum me dylbi.publicitet policis vlores

    Përgjigju
  • Shaban: 08/03/2024 10:49

    Te tronditeshin kur vuri kamera dhe e beri shtepine depo armatimi. Kur shohin policine behen te ndjeshem kur rrisin femije kriminela skane ndjeshmeri fare.

    Përgjigju
    • sulo cami: 08/03/2024 13:17

      ky po esht aksion jo tempulli arestuan 30 veta me 10 gram barishte qe e perdornin kurse spacatoret kryesore si kabulla ose geri tofiku qori te alexandria we shet bar ne lavazho i mbrojtur nga kompleksi oslo

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?