Vijon zjarri i përmasave të mëdha në Tale, në rrezik një biznes, 20 hektarë shkurre dhe bimësi të djegura

18 Qershor 2022, 21:32| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 21:41

  • Share

 

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në zonën kënetore pranë bregdetit të Talës në Lezhë.

Raportohet se deri më tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe bimësi, ndërsa aktualisht është në rrezik një biznes i cili  ndodhet afër zonës së përfshirë nga  flakët.

Prej orëve të pasdites zjarrfikësit e Lezhës ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat të favorizuar dhe nga era janë përhapur në disa drejtime.


Lajmi kryesor:

Zjarr i përmasave të mëdha në Tale të Lezhës, rrezikohet një biznes! 20 hektarë shkurre dhe bimësi të djegura (VIDEO)


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?