Zjarr i përmasave të mëdha në Tale të Lezhës, rrezikohet një biznes! 20 hektarë shkurre dhe bimësi të djegura (VIDEO)

18 Qershor 2022, 17:59| Përditesimi: 18 Qershor 2022, 22:55

  • Share

Një zjarr i përmasave te mëdha ka përfshire zonën e kënetës pranë bregdetit të Talës në Lezhë.

Flakët janë shfaqur rreth orës 17:00, duke u favorizuar dhe nga era, janë përhapur në një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset në bregdet.

Zjarri ende vijon të jetë aktiv, ndërkohë raportohet se deri më tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe bimësi.

Aktualisht, si pasojë e zjarrit është në rrezik një biznes i cili ndodhet afër zonës së përfshirë nga flakët.

Prej orëve të pasdites zjarrfikësit e Lezhës ndodhen në terren dhe vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve.

 

Ora 21:32
Vijon zjarri i përmasave të mëdha në Tale, në rrezik një biznes, 20 hektarë shkurre dhe bimësi të djegura

 

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në zonën kënetore pranë bregdetit të Talës në Lezhë.

Raportohet se deri më tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe bimësi, ndërsa aktualisht është në rrezik një biznes i cili  ndodhet afër zonës së përfshirë nga  flakët.

Prej orëve të pasdites zjarrfikësit e Lezhës ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat të favorizuar dhe nga era janë përhapur në disa drejtime.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AltinTop: 18/06/2022 22:54

    Ua beri te qarte Ministri i mrojtjes, qe nuk kane nder mend te haxhojne 50 milion euro per nje helikopter qe fik zjarre. Mos u ankoni me!

    Përgjigju
  • Drini: 18/06/2022 21:46

    Haki Cako te jete mire se te gjitha rregullohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?