Kronikë

VIDEOLAJM/Sherr në një lokal në Sarandë mes klientit dhe kamerierit, ky i fundit merr thikën t’i gjuaj por ndalohet nga personat në rrugë

8 Korrik 2021, 22:08| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 22:29

  • Share

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.1në Sarandë, ku njëri prej tyre pas konfliktit fizik ka marrë thikën për të gjuajtur personin tjetër. Sherri ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes kamarierit dhe një klienti, ndërsa më pas është zhvendosur në rrugë, ku kalimtarë të rastit ulërinë të tmerruar.

Report TV ka siguruar videon e momentit të sherrit, ku kamarieri me thikë në dorë ka shkuar me vrap drejt personit që u zu për ta gjuajtur, por ai është ndaluar nga personat e tjerë në rrugë.

Nuk dihet se për çfarë  motivesh ka nisur sherri, ndërsa policia njofton se dy të rinjtë të përfshirë në sherr A. Q., 23 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, të dy banues në Sarandë, po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme një sherr mes të rinjve ndodhi në Sanxhak të Kurbinit, ku një 25-vjeçar është dhunuar me sende të forta duke pësuar fraktura të shumta dhe është dërguar për kurim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?