Kronikë

Sherr mes të rinjsh në Kurbin, plagoset me sende të forta një 25-vjeçar

8 Korrik 2021, 20:49| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 20:54

  • Share

Një sherr mes të rinjsh ka përfunduar në plagosjen e një 25-vjeçari me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak të Kurbinit, ku i riu ka marrë disa fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas ngjarjes 25-vjeçari është dërguar për kurim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në 20:15, ku persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta 25-vjeçarin Lleji Lika.

Nuk dihen ende se për çfarë ka nisur sherri dhe sa persona kanë qenë të përfshirë, ndërsa policia ka nisur hetimet. Policia ka shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe vijon krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?