Arbnor Muja

VIDEO/ Vendos para mbrojten dhe shtang portierin, Arbnor Muja shënon në Belgjikë

23 Dhjetor 2023, 19:23
  • Share

Arbnor Muja ka shënuar golin e pestë sezonal në Belgjikë. Antwerpi i tij po fiton 1-0 në pjesën e parë kundër Westerlo për javën e 19-të të sezonit, me sulmuesin e Kombëtares që ishte autori i një goli të bukur.

Në minutën e 45+1 të ndeshjes, Muja mori një pasim nga Vermeeren dhe vendosi para mbrojtjen, teksa e djathta e sulmuesit nuk u ndal as nga Bolat, por vetëm nga rrjeta.

Pas Rey Manajt dhe Taulant Seferit që shënuan sot me skuadrat respektive, është radha e Arbnor Mujës që të tregojë cilësitë. Duket se sulmuesit e Kombëtares po bëjnë punën e tyre.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?