Taulant Seferi

Taulant Seferi në superformë, shënon sërish në Emiratet e Bashkuara (VIDEO)

23 Dhjetor 2023, 18:05| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 21:35

  • Share

Taulant Seferi ka shënuar sërish në Emiratet e Bashkuara Arabe. Për raundin e 12-të në kampionat, ekipi i tij Bani Yas fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Ittihad Kalba. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Kiss në pjesën e parë, ndërkohë që Seferi barazoi gjithçka në minutën e 54-t të ndeshjes.

Një penallti e akorduar pas ndërhyrjes së VAR e vendosi sulmuesin e Kombëtares përballë Houtit, me 27-vjeçarin nga Kumanova që realizoi saktë dhe dërgon numrin e golave të shënuar prej tij këtë sezon në gjashtë. Në fund Niakata i dha tri pikë vendasve me golin e dytë.

Seferi ishte ndër lojtarët kyç të aktivizuar nga trajneri Sylvinho në kualifikueset e Euro 2024, me Shqipërinë që do jetë pjesë e grupit B në "Gjermani 2024".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?