Festa e shfrenuar e argjentinasve

VIDEO/ Të zhveshur, të dehur dhe të shfrenuar! Ana tjetër e festës së Argjentinës që përfundoi me plumbat e policisë

21 Dhjetor 2022, 17:38| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 17:40

  • Share

Argjentina kaloi tre ditë në festë pas fitimit të Kupës së Botës. Në kryeqytetin Buenos Aires dhe qytetet e tjera të vendit banorët kaluan shumicën e kohës në rrugë dhe sheshe, teksa kulmi arriti të martë me mbërritjen e skuadrës. Në rrugët e Buenos Aires mbizotëronte ngjyra e bardhë dhe e kaltër, teksa jo gjithçka ka kaluar e qetë.

Në rrjetet sociale janë postuar dhjetra video të tifozëve në gjendje të dehur, të zhveshur apo edhe duke bërë skena të pahijshme në publik. Të shumta kanë qenë objektet publike që janë dëmtuar, teksa në fund gjithçka u zgjidh me plumbat e policisë që ka hedhur gaz lotsjellës dhe tymyuese në drejtim të turmave të dehura që prishën qetësinë publike.

Festimet për fitoren e Kupës së Botës kanë përfunduar tragjikisht. Një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë festimeve, e ndërsa një 5-vjeçar ndodhet në gjendje kome. Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, 24-vjeçari ishte në çati duke festuar dhe ka rënë nga lartësia duke humbur jetën. Në rrugët e Buenos Aires ka pasur kaos kudo, e teksa kjo ka qenë edhe arsyeja pse u anulua festa me autobus të hapur dhe futbollistët u ngjitën në helikopter.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?