Festimet në Argjentine

Festimet e Argjentinës kthehen në tragjedi, bie nga çatia i riu, në koma 5-vjeçari! Kaos në rrugë

21 Dhjetor 2022, 09:51| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 09:57

  • Share

ARGJENTINË- Festimet për fitoren e Kupës së Botës kanë përfunduar tragjikisht. Një 24-vjeçar ka humbur jetën gjatë festimeve, e ndërsa një 5-vjeçar ndodhet në gjendje kome.

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, 24-vjeçari ishte në çati duke festuar dhe ka rënë nga lartësia duke humbur jetën. Në rrugët e Buenos Aires ka kaos kudo, e teksa kjo ka qenë edhe arsyeja pse u anulua festa me autobus të hapur dhe futbollistët u ngjitën në helikopter.

Kjo festë vjen pasi Lionel Messi dhe pjesa tjetër e lojtarëve të fituan Kupën e Botës, që pas vitin 1986.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?