Në "Olimpico", vendasit e Romës nuk i diskutuan tri pikët përballë Torinos, paçka se fundi ishte dramatik për tifozët. Heroi i të besuarve të Daniele De Rossit ishte Paulo Dybala, me argjentinasin që shënoi tripletë në këtë takim. Mëngjarashi e hapi serinë e golave në të 42 minutë nga penalltia, para se Zapata t'i dërgonte skuadrat në ekuilibrin 1-1 në dhomat e zhveshjes. Më pas sërish Dybala në minutat 57 dhe 69 shënoi dy gola për rezultatin 3-1. Në fund miqtë gjetën rrjetën me autogolin e Huijsen, teksa ndeshja u mbyll 3-2.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Dybala heroi i 'Olimpicos', Roma thyen 3-2 Torinon! Fiorentina përmbys Lazion 2-1 në Serie A
S.DH/ReportTv.al