Roma - Torino

GOLAT/ Dybala heroi i 'Olimpicos', Roma thyen 3-2 Torinon! Fiorentina përmbys Lazion 2-1 në Serie A

27 Shkurt, 09:54| Përditesimi: 27 Shkurt, 09:59

  • Share

Serie A e futbollit zhvilloi mbrëmjen e së hënës dy ndeshjet e mbetura për raundin e 26-të. Në "Olimpico" Roma fitoi 3-2 me Torinon pas tripletës së Dybalas, ndërsa Fiorentina përmbysi 2-1 Lazion.

Në "Olimpico", vendasit e Romës nuk i diskutuan tri pikët përballë Torinos, paçka se fundi ishte dramatik për tifozët. Heroi i të besuarve të Daniele De Rossit ishte Paulo Dybala, me argjentinasin që shënoi tripletë në këtë takim. Mëngjarashi e hapi serinë e golave në të 42 minutë nga penalltia, para se Zapata t'i dërgonte skuadrat në ekuilibrin 1-1 në dhomat e zhveshjes. Më pas sërish Dybala në minutat 57 dhe 69 shënoi dy gola për rezultatin 3-1. Në fund miqtë gjetën rrjetën me autogolin e Huijsen, teksa ndeshja u mbyll 3-2.

Në "Artemio Franchi" Fiorentina përmbysi 2-1 Lazion. Ishin miqtë nga Roma që shënuan me Luis Alberton në minutën e 45, para se Kayode në minutën e 61 dhe Bonaventura në të 69 të përmbysnin gjithçka. Goli i dytë i "Vjollcëve" u shënua pasi Gonzales humbi më herët një penallti.

Pas kësaj jave, Roma siguroi vendin e gjashtë që të mban në zonën evropiane, teksa Fiorentina parakaloi Lazion. Torino në pozitën e dhjetë.

Renditja:

Ora 09:57
VIDEO/ Roma mposht 3-2 Torinon, 'Tribala' nderon Daniele De Rossin

Në "Olimpico", vendasit e Romës nuk i diskutuan tri pikët përballë Torinos, paçka se fundi ishte dramatik për tifozët. Heroi i të besuarve të Daniele De Rossit ishte Paulo Dybala, me argjentinasin që shënoi tripletë në këtë takim. Mëngjarashi e hapi serinë e golave në të 42 minutë nga penalltia, para se Zapata t'i dërgonte skuadrat në ekuilibrin 1-1 në dhomat e zhveshjes. Më pas sërish Dybala në minutat 57 dhe 69 shënoi dy gola për rezultatin 3-1. Në fund miqtë gjetën rrjetën me autogolin e Huijsen, teksa ndeshja u mbyll 3-2.

Ora 09:57
VIDEO/ Përmbysje 'Vjollcë', Fiorentina triumfon 2-1 me Lazion dhe e parakalon

Në "Artemio Franchi" Fiorentina përmbysi 2-1 Lazion. Ishin miqtë nga Roma që shënuan me Luis Alberton në minutën e 45, para se Kayode në minutën e 61 dhe Bonaventura në të 69 të përmbysnin gjithçka. Goli i dytë i "Vjollcëve" u shënua pasi Gonzales humbi më herët një penallti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?