Autoambulanca në fushën e lojës

VIDEO/ Panik në Kategorinë e Parë, futbollisti dërgohet me urgjencë në spital pas përplasjes

10 Shkurt, 15:50| Përditesimi: 10 Shkurt, 16:03

  • Share

DIBËR - Korabi humbi 1-2 me Vorën për javën e 20-të në Kategorinë e Parë të futbollit. Në stadiumin e Peshkopisë ka pasur edhe momente paniku, me Frank Odirah Ntephe të miqve që u dërgua me urgjencë në spital pas një përplasje në fushë.

Gjatë aksionit të minutës së 77-të, Ntephe u përplas në zonën vendase me një nga mbrojtësit e Korabit, duke përfunduar në tokë. Kryesori i takimit pa gjendjen jo të mirë të futbollistit dhe menjëherë stafet mjekësore i erdhën në ndihmë.

U desh që autoambulanca të futej në fushë dhe të merrte lojtarin, pasi ishte i nevojshëm një kontroll më i detajuar. Mësohet se gjendja e futbollistit është e mirë dhe nuk ka asgjë serioze.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?