Korabi 1-2 Vora

Kategoria e Parë/ Bylisi 'tërbon' Apoloninë dhe vijon kryesimin, AF Elbasani ndjek! Korabi 'bie' në shtëpi, fiton Flamurtari

10 Shkurt, 16:01| Përditesimi: 10 Shkurt, 16:02

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është në javën e 20-të. Këtë të shtunë u luajtën katër ndeshje, teksa bie në sy humbja e Korabit në shtëpi 1-2 me Vorën. Në Peshkopi pati edhe momente paniku, me lojtarin e miqve Odirah që u dëmtua dhe u dërgua me urgjencë në spital, duke qenë jashtë rrezikut për jetën.

Në Ballsh, Bylisi fitoi 3-1 me Apoloninë në një ndeshje të luftuar dhe vijon të jetë në krye të renditjes. Nga ana tjetër, AF Elbasani i Nevil Dedes rikthehet te suksesi dhe fiton 1-3 në Berat kundër Tomorit.

Në Vlorë, Flamurtari fitoi 4-2 me Burrelin. Pas kësja jave Bylis vijon të jetë në krye me 48 pikë, ndjekur nga AF Elbasani me 46 pikë.

Kategoria e Parë, raundi 20-të:

Korabi 1-2 Vora (Mziu 32' / Shani 8', Xhabrahimi 90+13')

Bylis 3-1 Apolonia (Aboubacar 56', Kastrati 66', Papa 72' / Omeri 90+4')

Tomori 1-3 AF Elbasani (Pereira 72' / Telushi 19', Lleshi 45', Leo Melo 61')

Flamurtari 4-2 Burreli (Batha 28', Diamanti 32', Shkurtaj 64', Leshi 90' / Sidibe 82 (og), Marcelino 85')

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?