VIDEO/ Olsi Rama në këmbë, tifozët korçar sulmojnë drejtuesit e Partizanit në tribunën VIP! Takaj shkon t'i qetësojë

25 Shkurt, 22:38| Përditesimi: 25 Shkurt, 22:39

  • Share

Skënderbeu fitoi 1-0 me Partizanin në Korçë, me duelin që prodhoi shumëçka në fushë dhe tribuna.

Atmosfera kë qenë e nxehtë në fushën e lojës me përplasje mes lojtarëve, por edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar ofendimet mes palëve, apo edhe gjuajtjet me sende.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe në fundin e ndeshjes, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, siç shihet nga pamjet.

Situata mund të dilte jashtë kontrollit, ndaj janë marrë në mbrojtje edhe personat e ulur në tribunën VIP, mes të cilëve familjarë të futbollistëve, të cilët u rrethuan me shpejtësi nga forcat e rendit për të shmangur probleme.

Ndërkaq ka ndërhyrë edhe Olsi Rama, drejtor i klubit Partizani për të qetësuar situatën së bashku me presidentin e klubit korçar, Ardjan Takaj, për të qetësuar tifozerinë korçare.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?