VIDEO/ Mbyllet me sherr dhe dy kartona të kuq ndeshja në Korçë, Skënderbeu fiton 1-0 me Partizanin

25 Shkurt, 19:06| Përditesimi: 25 Shkurt, 19:14

  • Share

 

Skënderbeu fitoi 1-0 me Partizanin në ndeshjen e javës së 25-të në Superligë. Në stadiumin e Korçës vendosi goli i Dean Liços në minutën e 38-të. Një ish si Liço ndëshkoi "Demat e Kuq", me tifozët që ishin të shumtë në stadium.

Sfida nuk prodhoi më gola, por skenat në fund të ndeshjes sollën përplasje në fushë. Të dyja kampet u "përleshën" mes tyre dhe tifozët tentuan të kapërcenin gardhin rrethues, por pa ia dalë.

Janaqi për vendasit dhe Rrapaj për miqtë u ndëshkuan me kartona të kuq në të 89 minutë, me skuadrat që e mbyllën ndeshjen me nga një lojtar më pak. Veç sherrit në fushë, edhe në tribuna nuk janë ndalur koret ofenduese mes dy tifozerive, teksa në stadium kishte edhe prezencë nga ultrasit kryeqytetas.

Me vetëm një fitore në pesë javët e fundit, Partizani nuk përfitoi nga ngecja e Egnatias dhe sërish me 40 pikë mban vendin e dytë. Nga ana tjetër, Skënderbeu ka tre fitore në pesë javët e fundit dhe me 34 pikë barazon Skënderbeun në vendin e pestë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Tifozët e Kukësit futen në fushë dhe dhunojnë policin, Erzeni i përmbys 1-2! Skënderbeu fiton 1-0 ndaj Partizanit 'me sherr', Egnatia 0-0 Teuta


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?