Bayern Munich

VIDEO/ Kane engjëlli i Bayern Munich, dopietë në fitoren 3-0 kundër Stuttgart

17 Dhjetor 2023, 22:14| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 22:35

  • Share


Në "Allianz Arena", Bayern Munich fitoi 3-0 me Stuttgart. Bavarezët dominuan takimin, teksa iu anulluan edhe dy gola. Sfida u zhbllokua pas disa sekondave lojë, me Kane që shënoi pas asistit të Sane. Sërish kapiteni i Anglisë do gjente dopietën në minutën e 55-të, për t'i lënë vendin Kim që të shënonte golin e tretë të ndeshjes në minutën e 63. Me këtë fitore, djemtë e Thomas Tuchel janë në pozitën e dytë me 35 pikë, katër më pak se Leverkusen, por me një ndeshje më pak. Stuttgart me 31 pikë është në vendin e katërt. Kane ka shënuar 20 gola në 14 ndeshjet e Bundesligës për Bayern këtë sezon.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Leverkusen dhe Bayern shënojnë nga tre gola, 'Aspirinat' në krye të Bundesligës! Bavarezët i falen Kane


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?