Festa e Bayer Leverkusen

GOLAT/ Leverkusen dhe Bayern shënojnë nga tre gola, 'Aspirinat' në krye të Bundesligës! Bavarezët i falen Kane

17 Dhjetor 2023, 22:11| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 22:16

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit mbylli javën e 15-të, me Bayer Leverkusen që vijon të jetë në krye të renditjes. "Aspirinat" mundën 3-0 Frankfurtin, teksa Bayern Munich mundi 3-0 Stuttgart.

Në "BayArena", Leverkuseni mundi 3-0 Eintrachtin e Frankfurtit. Djemtë e Xabi Alonsos shënuan në minutën e 14-të me Boniface, teksa në pjesën e dytë shënuan Frimpong dhe Uirtz. Edhe me Granit Xhakën në fushë, Leverkusen ia del që të jetë në krye të renditjes me 39 pikë. Frankfurt me 21 pikë mban vendin e tetë.

Në "Allianz Arena", Bayern Munich fitoi 3-0 me Stuttgart. Bavarezët dominuan takimin, teksa iu anulluan edhe dy gola. Sfida u zhbllokua pas disa sekondave lojë, me Kane që shënoi pas asistit të Sane. Sërish kapiteni i Anglisë do gjente dopietën në minutën e 55-të, për t'i lënë vendin Kim që të shënonte golin e tretë të ndeshjes në minutën e 63. Me këtë fitore, djemtë e Thomas Tuchel janë në pozitën e dytë me 35 pikë, katër më pak se Leverkusen, por me një ndeshje më pak. Stuttgart me 31 pikë është në vendin e katërt.

Bundesliga, java 15-të - e dielë:

Freiburg 2-0 Koln

Bayer Leverkusen 3-0 Eintracht Frankfurt

Bayern Munich 3-0 Stuttgart

Renditja:

Ora 22:14
VIDEO/ Kane engjëlli i Bayern Munich, dopietë në fitoren 3-0 kundër Stuttgart


Në "Allianz Arena", Bayern Munich fitoi 3-0 me Stuttgart. Bavarezët dominuan takimin, teksa iu anulluan edhe dy gola. Sfida u zhbllokua pas disa sekondave lojë, me Kane që shënoi pas asistit të Sane. Sërish kapiteni i Anglisë do gjente dopietën në minutën e 55-të, për t'i lënë vendin Kim që të shënonte golin e tretë të ndeshjes në minutën e 63. Me këtë fitore, djemtë e Thomas Tuchel janë në pozitën e dytë me 35 pikë, katër më pak se Leverkusen, por me një ndeshje më pak. Stuttgart me 31 pikë është në vendin e katërt. Kane ka shënuar 20 gola në 14 ndeshjet e Bundesligës për Bayern këtë sezon.

Ora 22:13
Leverkusen bën liderin, tre gola Frankfurtit për kreun e Bundesligës (VIDEO)


Në "BayArena", Leverkuseni mundi 3-0 Eintrachtin e Frankfurtit. Djemtë e Xabi Alonsos shënuan në minutën e 14-të me Boniface, teksa në pjesën e dytë shënuan Frimpong dhe Uirtz. Edhe me Granit Xhakën në fushë, Leverkusen ia del që të jetë në krye të renditjes me 39 pikë. Frankfurt me 21 pikë mban vendin e tetë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?