VIDEO/ Vrasja në Selanik, momenti kur 50-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje në një pikë karburanti! Kamerat fiksuan gjithë ngjarjen

13 Korrik 2023, 15:09| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 15:22

  • Share

1689253663_moemnti.jpg

Një video është publikuar nga mediat greke ku fikson momentin e ekzekutimit të 50-vjeçarit shqiptar në një pikë karburanti në Selanik. Fillimisht, mes tyre pati një konflikt në një lokal e më pas ‘hesapet’ i lanë në mes të rrugës ‘Solonos’ ku autori qëlloi për vdekje me 3 plumba shqiptarin. Plaga e tij në shpatull rezultoi fatale.

Çfarë tregohet në video:

Në videon e publikuar duket qartë se 50-vjeçari është përleshur me autorin që ishte brenda një automjeti.

Disa sekonda më vonë 50-vjeçari shfaqet jashtë automjetit, i cili tenton të qëllojë drejtuesin me një send të fortë që ka në dorë, por sapo tërhiqet, nga brenda makinës shkrepet 3 herë arma dhe shqiptari bie në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Makina më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Autoritetet policore greke janë vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, por akoma mbetet të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Ekzekutohet me tre plumba shqiptari në Selanik! U përlesh me autorët jashtë një karburanti! Autori në kërkim


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?