Momenti i vrasjes së shqiptarit në Selanik

VIDEO/ Ekzekutohet me tre plumba shqiptari në Selanik! U përlesh me autorët jashtë një karburanti! Autori në kërkim

13 Korrik 2023, 13:52| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 08:42

  • Share

GREQI- Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje në zonën e Analipsit, në Selanikun lindor. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 të pasdites së kësaj të enjteje, 13 korrik 2023,  jashtë një karburanti në rrugën “Solonos”. Shqiptari, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije, është qëlluar me tre plumba, të cilët rezultuan fatal për jetën e tij, raportojnë mediat e huaja.

Dëshmitarët që qëlluan në vendin e ngjarjes raportojnë se 50-vjeçari është përleshur me autorin që ishte brenda një automjeti. Në pamjet e një kamera sigurie në afërsi dallohet e gjithë skena e krimit.

Në pak sekonda shfaqet 50-vjeçari jashtë automjetit, i cili tenton të qëlloj drejtuesin me një send në fort që ka në dorë, por sapo tërhiqet, nga brenda makinës shkrepet 3 herë arma dhe burri shqiptar bie në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Makina më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Autoritetet policore greke janë vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, por akoma mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ora 15:09
VIDEO/ Vrasja në Selanik, momenti kur 50-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje në një pikë karburanti! Kamerat fiksuan gjithë ngjarjen

1689253663_moemnti.jpg

Një video është publikuar nga mediat greke ku fikson momentin e ekzekutimit të 50-vjeçarit shqiptar në një pikë karburanti në Selanik. Fillimisht, mes tyre pati një konflikt në një lokal e më pas ‘hesapet’ i lanë në mes të rrugës ‘Solonos’ ku autori qëlloi për vdekje me 3 plumba shqiptarin. Plaga e tij në shpatull rezultoi fatale.

Çfarë tregohet në video:

Në videon e publikuar duket qartë se 50-vjeçari është përleshur me autorin që ishte brenda një automjeti.

Disa sekonda më vonë 50-vjeçari shfaqet jashtë automjetit, i cili tenton të qëllojë drejtuesin me një send të fortë që ka në dorë, por sapo tërhiqet, nga brenda makinës shkrepet 3 herë arma dhe shqiptari bie në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Makina më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Autoritetet policore greke janë vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, por akoma mbetet të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?