Goli i Lukakut

VIDEO/ Inter rikthehet të fitojë në shtëpi, nuk ka minuta për Asllanin! 4 gola në Milano

18 Shkurt 2023, 22:43| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 22:44

  • Share

Inter u rikthye te fitorja për javën e 23-të në Serie A pas barazimit me Sampdorian. Zikaltërit e Inzaghit mposhtën 3-1 Udinesen në "Giuseppe Meazza". Golat për Interin u shënuan nga Lukaku në minutën e 20 nga penalltia, Mkhitaryan në të 72' dhe Lautaro në minutën e 89. Barazimi i përkohshëm u shënua në minutën e 43 nga Lovric për miqtë nga Udine. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, 15 pikë pas Napolit. Udinese me 30 pikë mban vendin e nëntë. Vlen të theksohet se trajneri Inzaghi nuk i besoi asnjë minutë Kristjan Asllanit, me mesfushorin e Kombëtares që shijoi fitoren nga stoli.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Milan fiton në transfertë, Inter i përgjigjet në 'Giuseppe Meazza'! Bologna për Europë


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?