Goli i Sampdorias

VIDEO/ Milan fiton në transfertë, Inter i përgjigjet në 'Giuseppe Meazza'! Bologna për Europë

18 Shkurt 2023, 22:48| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 22:47

  • Share

Serie A e futbollit në Itali ka nisur javën e 23-të. Përballjet kanë marrë jetë në 15:00 në Genoa, aty ku Sampdoria vendase humbi 1-2 me Bolognan dhe e sheh veten të "zhytur" në fundin e klasifikimit. Në 18:00 Milan fitoi 0-1 me Monzën, teksa në 20:45 Interi fitoi 3-1 me Udinesen.

Në stadiumin "Luigi Ferraris", Sampdoria nuk mundi të marrë pikë, me miqtë e Bolognas që fituan 1-2 në një ndeshje që deri në sekondat e fundit dhuroi emocione. Dueli u hap në minutën e 27 nga Soriano, që kaloi në avantazh miqtë. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 68 minutë ishte Sabiri që nga pika e bardhë e penalltisë vendosi ekuilibrat për 1-1. Në minutën e fundit të ndeshjes, Orsolini shënoi golin e dytë për Bolognan. Pas disa çasteve konsulte me VAR, goli u quajt i rregull dhe Bologna me këtë fitore mban vendin e shtatë në Serie A me 32 pikë. Sampdoria me 11 pikë qëndron në vendin e 19-të.

Për raundin e 23-të në Serie A, Milan fitoi 0-1 me Monzën në transfertë. Në stadiumin "Brianteo", kuqezinjtë iu falën golit të Messias në minutën e 31-të të ndeshjes, për të marrë fitoren e dytë radhazi pas tre humbjeve në kampionat. Tanimë të besuarit e Piolit shkojnë në kuotën e 44 pikëve në vendin e tretë. Monza me 29 pikë mban vendin e 10-të në Serie A.

Inter u rikthye te fitorja për javën e 23-të në Serie A pas barazimit me Sampdorian. Zikaltërit e Inzaghit mposhtën 3-1 Udinesen në "Giuseppe Meazza". Golat për Interin u shënuan nga Lukaku në minutën e 20 nga penalltia, Mkhitaryan në të 72' dhe Lautaro në minutën e 89. Barazimi i përkohshëm u shënua në minutën e 43 nga Lovric për miqtë nga Udine. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, 15 pikë pas Napolit. Udinese me 30 pikë mban vendin e nëntë. Vlen të theksohet se trajneri Inzaghi nuk i besoi asnjë minutë Kristjan Asllanit, me mesfushorin e Kombëtares që shijoi fitoren nga stoli.

Serie A - java 23:

15:00 Sampdoria 1-2 Bologna

18:00 Monza 0-1 Milan

Inter 3-1 Udinese

Renditja:

Ora 22:43
VIDEO/ Inter rikthehet të fitojë në shtëpi, nuk ka minuta për Asllanin! 4 gola në Milano

Inter u rikthye te fitorja për javën e 23-të në Serie A pas barazimit me Sampdorian. Zikaltërit e Inzaghit mposhtën 3-1 Udinesen në "Giuseppe Meazza". Golat për Interin u shënuan nga Lukaku në minutën e 20 nga penalltia, Mkhitaryan në të 72' dhe Lautaro në minutën e 89. Barazimi i përkohshëm u shënua në minutën e 43 nga Lovric për miqtë nga Udine. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, 15 pikë pas Napolit. Udinese me 30 pikë mban vendin e nëntë. Vlen të theksohet se trajneri Inzaghi nuk i besoi asnjë minutë Kristjan Asllanit, me mesfushorin e Kombëtares që shijoi fitoren nga stoli.

Ora 19:57
VIDEO/ 'Mesia' bekon Milanin, kuqezinjtë fitojnë në transfertë

Për raundin e 23-të në Serie A, Milan fitoi 0-1 me Monzën në transfertë. Në stadiumin "Brianteo", kuqezinjtë iu falën golit të Messias në minutën e 31-të të ndeshjes, për të marrë fitoren e dytë radhazi pas tre humbjeve në kampionat. Tanimë të besuarit e Piolit shkojnë në kuotën e 44 pikëve në vendin e tretë. Monza me 29 pikë mban vendin e 10-të në Serie A.

Ora 17:13
VIDEO/ Tre gola dhe VAR në Genoa, Bologna 'zhyt' Sampdorian në fundin e Serie A

Në stadiumin "Luigi Ferraris", Sampdoria nuk mundi të marrë pikë, me miqtë e Bolognas që fituan 1-2 në një ndeshje që deri në sekondat e fundit dhuroi emocione. Dueli u hap në minutën e 27 nga Soriano, që kaloi në avantazh miqtë. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 68 minutë ishte Sabiri që nga pika e bardhë e penalltisë vendosi ekuilibrat për 1-1. Në minutën e fundit të ndeshjes, Orsolini shënoi golin e dytë për Bolognan. Pas disa çasteve konsulte me VAR, goli u quajt i rregull dhe Bologna me këtë fitore mban vendin e shtatë në Serie A me 32 pikë. Sampdoria me 11 pikë qëndron në vendin e 19-të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?