Foto ilustruese e Seferit

VIDEO/ Festë me 'shqiponjë', Taulant Seferi shënon dhe i jep fitoren të tijve në minutën e 90+4

25 Nëntor 2023, 17:05| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 17:06

  • Share

Taulant Seferi ka gjetur golin e tretë në futbollin elitar të Emiratave të Bashkuara Arabe. Për javën e tetë të kampionatit, sulmuesi i Kombëtares i dha tri pikë skuadrës së tij Bani Yas që fitoi 0-1 kundër Hatta në udhëtim.

Ndeshja u vendos vetëm në shtesë (90+4'), me sulmuesin nga Kumanova që përballë Khairi nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Pasimi i Mohammed nxori 27-vjeçarin vetëm me portierin, që nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin pas krahëve të tij.

Këtë sezon Seferi ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar një asist, duke treguar se paçka se ndërroi ambient vijon të gjejë rrjetën dhe të shënojë në fundin e lojës (90+4) për t'i dhënë tri pikë të tijve.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?