VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e pestë në La Liga

24 Nëntor 2023, 22:51| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 11:05

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka gjetur golin e pestë në La Liga me skuadrën e Granadas. Për raundin e 14-të të kampionatit elitar në Spanjë, Alaves fitoi 3-1 kundër Granadas së Uzunit.

Më herët vendasit shënuan me autogolin e Torrent, Rebbach dhe Omorodion. Duhej minuta e 86-të që Uzuni të kthente në gol një penallti të fituar nga kolegët e tij.

Përballë portierit Sivera, 27-vjeçari i Kombëtares u tregua i ftohtë dhe goditja e tij ishte "kirurgjikale" duke u ndalur në fundin e rrjetës. Në 14 ndeshjet e aktivizuara, Uzuni ka shënuar pesë gola, për Granadan që nuk ka dalë nga zona e ftohtë dhe mban vendin e parafundit (19) në La Liga me shtatë pikë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?