Vlahovic pas golit

VIDEO/ Empoli i shqiptarëve ndal Juventusin, vetëm 1-1 në Torino

27 Janar, 20:01| Përditesimi: 27 Janar, 20:03

  • Share

Juventusi bëri një hap fals në shtëpi, duke u ndalur 1-1 nga Empoli për raundin e 22-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" e nisi ndeshjen katastrofë, kjo pas daljes me karton të kuq të Milik vetëm pas 17 minutave lojë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa duhej Vlahovic në të 50 minutë për avantazhin e bardhezinjve. Empoli me Ismajlin në fushë nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin në të 70 minutë me Baldanzin. Bardhezinjtë bëjnë një paraqitje jo të mirë në Torino dhe me 53 pikë vijojnë të mbajnë kreun e Serie A, dy pikë më shumë se Interi që ka edhe dy ndeshje mangut.

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Juventusi dhe Milani hapa fals në shtëpi, Empoli 'asist' Interit! Atalanta 'likuidon' me dy gola Udinesen


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?