Immobile dhe moment nga ndeshja

VIDEO/ Ciro Immobile 200 gola në Serie A, Lazio mposht 1-3 Cagliarin dhe 'prek' Evropën

10 Shkurt, 17:00| Përditesimi: 10 Shkurt, 21:03

  • Share

Në "Unipol Stadium" të Sardegnas, Cagliari u mposht 1-3 nga Lazio. Java e 24 e këtij sezoni do mbahet mend edhe nga Ciro Immobile, me sulmuesin e Lazios që shkon në kuotën e 200 golave të shënuar në Serie A. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të lazialëve, pas autogolit të Deiola në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë Immobile shënoi për 0-2 në të 50 minutë, para se Gaetano të shkurtonte shifrat. Në të 65 minutë Felipe Anderson "vulosi" fitoren e miqve. Me 37 pikë Lazio shkon në vendin e gjashtë dhe prek zonën Evropiane.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Interi 'tërbon' Romën dhe e mposht 2-4 në kryeqytet! Lazios fiton 1-3, Immobile vendos rekord! Kumbulla në stol


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?