GOLAT/ Interi 'tërbon' Romën dhe e mposht 2-4 në kryeqytet! Lazios fiton 1-3, Immobile vendos rekord! Kumbulla në stol

10 Shkurt, 20:10| Përditesimi: 11 Shkurt, 16:03

  • Share

ITALI - Serie A e futbollit është në javën e 24-t. E shtuna nisi në Sardegna, ku vendasit e Cagliarit u mposhtën 1-3 nga Lazio. Në 18:00 gjithë vëmendja ishte në "Olimpico", aty ku Roma humbi 2-4 me Interin. Në mbrëmje, Sassuolo barazoi 1-1 me Torinon. Marash Kumbulla qëndroi në stol te vendasit. Të dielën luhen ndeshjet e radhës.

Interi ecën me hap kampioni. Zikaltërit fituan 2-4 në "Olimpico" kundër Romës për raundin e 24 në Serie A. Heroi i miqve nga Milano ishte Marcus Thuram, që riktheu epërsinë e zikaltërve. Dueli u zhbllokua në të 17 minutë nga Acerbi, që i dha epërsinë djemve të Inzaghit. Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në pjesën e parë përmbysën gjithçka me Mancinin dhe El Shaarawy për 2-1. Në pjesën e dytë, Thuram barazoi në të 49 minutë, para se sulmuesi të detyronte Angelinon të shënonte në portën e vet për rezultatin 2-3. Në fund (90+3') Bastoni "vulosi" shifrat për 2-4, teksa nuk kishte minuta për Kristjan Asllanin. Në rebeshin e "Olimpicos", trajneri Daniele De Rossi pëson humbjen e parë me verdhekuqtë.

Në "Unipol Stadium" të Sardegnas, Cagliari u mposht 1-3 nga Lazio. Java e 24 e këtij sezoni do mbahet mend edhe nga Ciro Immobile, me sulmuesin e Lazios që shkon në kuotën e 200 golave të shënuar në Serie A. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të lazialëve, pas autogolit të Deiola në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë Immobile shënoi për 0-2 në të 50 minutë, para se Gaetano të shkurtonte shifrat. Në të 65 minutë Felipe Anderson "vulosi" fitoren e miqve. Me 37 pikë Lazio shkon në vendin e gjashtë dhe prek zonën Evropiane.

Sassuolo dhe Torino barazuan 1-1. Në orën 20:45 në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Për Sassuolon nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teksa në stol për këtë duel ishte Marash Kumbulla. Te Toro luajti Vojvoda. Sa i takon golave, gjithçka u mbyll në dhjetë minutat e para të ndeshjes. Pinamonti në të pestën minutë shënoi për Sassuolon, teksa Zapata barazoi pas vetëm katër minutave. Sassuolo me 20 pikë ndodhet në vendin e 16-të, ndërsa Torino me 33 pikë në vendin e dhjetë.

Serie A, raundi 24:

15:00 Cagliari 1-3 Lazio

18:00 Roma 2-4 Inter

20:45 Sassuolo 1-1 Torino

Renditja:

Ora 22:47
Bajrami në fushë dhe Kumbulla në stol, Sassuolo barazon 1-1 me Torinon


Sassuolo dhe Torino barazuan 1-1. Në orën 20:45 në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia të dyja skuadrat ndanë nga një pikë. Për Sassuolon nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teksa në stol për këtë duel ishte Marash Kumbulla. Te Toro luajti Vojvoda. Sa i takon golave, gjithçka u mbyll në dhjetë minutat e para të ndeshjes. Pinamonti në të pestën minutë shënoi për Sassuolon, teksa Zapata barazoi pas vetëm katër minutave. Sassuolo me 20 pikë ndodhet në vendin e 16-të, ndërsa Torino me 33 pikë në vendin e dhjetë.

Ora 20:01
Interi 'përmbyt' 2-4 Romën në rebeshin e 'Olimpicos', zikaltërit vijojnë kryesimin e Serie A (VIDEO)


Interi ecën me hap kampioni. Zikaltërit fituan 2-4 në "Olimpico" kundër Romës për raundin e 24 në Serie A. Heroi i miqve nga Milano ishte Marcus Thuram, që riktheu epërsinë e zikaltërve. Dueli u zhbllokua në të 17 minutë nga Acerbi, që i dha epërsinë djemve të Inzaghit.

Vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në pjesën e parë përmbysën gjithçka me Mancinin dhe El Shaaraëy për 2-1. Në pjesën e dytë, Thuram barazoi në të 49 minutë, para se sulmuesi të detyronte Angelinon të shënonte në portën e vet për rezultatin 2-3. Në fund (90+3') Bastoni "vulosi" shifrat për 2-4, teksa nuk kishte minuta për Kristjan Asllanin. Në rebeshin e "Olimpicos", trajneri Daniele De Rossi pëson humbjen e parë me verdhekuqtë.

Ora 17:00
VIDEO/ Ciro Immobile 200 gola në Serie A, Lazio mposht 1-3 Cagliarin dhe 'prek' Evropën

Në "Unipol Stadium" të Sardegnas, Cagliari u mposht 1-3 nga Lazio. Java e 24 e këtij sezoni do mbahet mend edhe nga Ciro Immobile, me sulmuesin e Lazios që shkon në kuotën e 200 golave të shënuar në Serie A. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të lazialëve, pas autogolit të Deiola në minutën e 26-të. Në pjesën e dytë Immobile shënoi për 0-2 në të 50 minutë, para se Gaetano të shkurtonte shifrat. Në të 65 minutë Felipe Anderson "vulosi" fitoren e miqve. Me 37 pikë Lazio shkon në vendin e gjashtë dhe prek zonën Evropiane.

S.DH//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Barzay: 10/02/2024 20:10

    Shyqyr qe fitume! Se me te than te drejten Jena katandis si mos ma keq. Forza Lazio!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?