VIDEO/ 'Ai jeton dhe bën plazh në vilat e oligarkëve, është njësuar me ta', Rama vë serish përballë Topallin dhe Bashën

17 Janar 2021, 16:21| Përditesimi: 17 Janar 2021, 16:43

  • Share

Kryeministri Rama ka vënë serish sot, përmes një videoje të publikuar në instagram, kryetarin e PD-së Basha dhe ish-nënkryetares Jozefina Topalli. Kreu i qeverisë, ka vënë përballë deklaratave të Bashës në emisionin "Opinion" për oligarkët qëndrimet e kryetares së Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli, e cila shprehet se Basha është i njësuar me ta, jeton në vilat e tyre.

E plotë nga videoja e publikuar nga Kryeministri:

Topalli: U soll rreth gjysmë ore për teorinë e oligarkëve dhe nuk mundi të përmendë një oligark.

Basha: Problemi lind kur sipërmarrja, apo biznesi apo biznesmenët dhe qeveria konspirojnë kundër interesit publik

Topalli: Është 'fake'! Është tërësisht 'fake'!

Basha: Partia Demokratike dhe unë jemi parti e sipërmarrjes së lirë.

Topalli: Ai jeton në Tiranë në vilat e oligarkëve, në plazhet e bregdetit shiqptar në vilat e oligarkëve. Është i njësuar me oligarkët, ai darkon me oligarkët!

Basha qesh

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?