Jozefina Topalli, Lulzim Basha dhe Edi Rama

Rama i publikoi videon me akuzat ndaj kreut të PD, përgjigjet Topalli: Basha është investimi më i mirë i tij kundra demokratëve, armiku më i madh i PD

17 Janar 2021, 14:52| Përditesimi: 17 Janar 2021, 14:57

  • Share

Jozefina Topalli i ka kthyer sot përgjigje Edi Ramës në lidhje me videon që ai publikoi dje duke vënë përballë deklaratave të Bashës ato të Topallit që e akuzon kreun e PD se ka hyrë në politikë me një agjendë të pastër ekonomike personale. Përmes një postimi në rrjetet sociale kryetarja e Lëvizja për Ndryshim shkruan se nëse Rama e publikoi videon ditë kur ajo foli për Dushkun për hallin e tij, pasi sipas saj Basha është investimi më i madh i tij kundër demokratëve. Topalli shkruan se Basha është armiku më i madh i demokratëve  për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer. 

Postimi i plotë i Topallit

Kur nxjerr Jozefinën në instagram ka hallin e tij. Për “hallet” e treshes del në ERTV! Ata janë bashkë. Të tre janë bashkë!

Që Lul Basha është gënjeshtar, këtë tashmë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptu! Që Lul Basha ka ardhur që ditën e parë me agjendë ekonomike personale, këtë e kam pasur bindje që ditën e parë që e kam njoft!

Që Lul Basha është armiku më i madh i demokratëve  për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer! I kam thënë, u qëndroj dhe do i qëndroj çdo sekondë, bindjes sime për çka përfaqëson Luli Basha në tregun shqiptar!

Por vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën.

Unë këto ditë  argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhë opozitar)  që synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpërmjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ. Unë thashë sicc kam thënë gjithmonë që ATA TË TRE JANE BASHKË.

Që ata të tre janë bashkë e kam thënë edhe në atë intervistë të cilën e paska dëgjuar Zoti Rama (derisa i paska pëlqyer çka un kam thënë e përsëritur aty për Luli Bashën). Ajo intervistë është dhënë kohë më parë e nuk i paska shpëtuar vëmendjes e as qenka fshirë nga kujtesa e Kryeministrit!

Rama e gjeti dhe zgjodhi që ta publikonte si sekuence në instagramin e vet, tamam ditën kur unë zgjodha të flas publikisht për Dushkun2021! Sepse kur Rama zgjedh të dashur miq, di ccfarë zgjedh!

Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashën! I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha është investimi më i mirë i Ramës kundra demokratëve. Të dashur miq demokratë dhe shqiptarë të mirë kudo ku jetoni! Mos e keqkuptoni Ramën kur “zgjedh” t’ju bëjë të dëgjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e bën ngaqë vlerëson Jozefina Topallin. Nuk e bën për ju!

Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi “bizneset” në kohën e Ramës.

Me ndihmën e Rames dhe nën vëzhgimin e sigurt të Ramës kanë Lulëzuar vilat e tij më gjithë kunat. “Opozita” e lulëzimit sponsorizohet rregullisht nga mazhoranca Rama! Ndaj kujdes! Nuk e bën për ju, kur zgjedh që instagrami i vet, të flasë me zërin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mirë! Kur bën altoparlantin e Jozefinës, ka veç hallin e vet.

Për hallet e treshes, ka ERTV. Atje del rregullisht dhe i vë ata dy tjerët që të shohin vetë dhe dëgjojnë live, se si gjithë ministrat i raportojnë e shpjegojnë se sa mirë po u ecin investimet. Ata të tre janë bashkë!

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?