Verona 0-3 Fiorentina

VIDEO/ 5 ndeshje pa fitore, Fiorentina 'shkelmon' krizën me 3 gola në Verona

27 Shkurt 2023, 20:33| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 20:34

  • Share

Në stadiumin 'Marc'Antonio Bentegodi', Verona vendase u tregua e pafuqishme duke humbur 0-3 me Fiorentinën, ndeshje e vlefshme për javën e 24-t në Serie A. Djemtë e Italianos ishin më të saktë gjatë gjithë takimit, duke merituar tri pikët e plota të transfertë. Dueli u hap në minutën e 12-të nga Barak, teksa Cabral në të 38 minutë shënoi golin e dytë. Në pjesën e dytë sërish Fiore tregoi cilësi në lojë, duke gjetur edhe golin e tretë me Biraghin në minutën e 89-të. Fiorentina me 28 pikë mban vendin e 12-të, ndërsa Verona me 17 pikë mban vendin e 18-të.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Fiorentina kthehet te fitorja, tripletë e 'Vjollcëve' në transfertë! Lazio 1 gol për Championsin


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?