Festa e Fiorentinës

VIDEO/ Fiorentina kthehet te fitorja, tripletë e 'Vjollcëve' në transfertë! Lazio 1 gol për Championsin

27 Shkurt 2023, 20:33| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 22:56

  • Share

Serie A vijon të jetë në javën e 24-t, me këtë të hënë që u zhvilluan dy ndeshje. Gjithçka nisi në 18:30 në Verona, aty ku Hellas vendase humbi 0-3 me Fiorentinën. Pas pesë ndeshjeve pa fitore, skuadra e Italianos rikthehet te pikët e plota me tripletë. Në 20:45 Lazio fitoi 1-0 me Sampdorian falë golit të Luis Alberto.

Në stadiumin 'Marc'Antonio Bentegodi', Verona vendase u tregua e pafuqishme duke humbur 0-3 me Fiorentinën, ndeshje e vlefshme për javën e 24-t në Serie A. Djemtë e Italianos ishin më të saktë gjatë gjithë takimit, duke merituar tri pikët e plota të transfertë. Dueli u hap në minutën e 12-të nga Barak, teksa Cabral në të 38 minutë shënoi golin e dytë. Në pjesën e dytë sërish Fiore tregoi cilësi në lojë, duke gjetur edhe golin e tretë me Biraghin në minutën e 89-të. Fiorentina me 28 pikë mban vendin e 12-të, ndërsa Verona me 17 pikë mban vendin e 18-të.

Lazio fitoi 1-0 me Sampdorian në javën e 24 në Serie A. Skuadra e Sarrit iu fal goli të Luis Albertos në minutën e 80, me "Shqiponjat" që mbajnë vendin e katërt me 45 pikë. Nga ana tjetër, Samp komplikon pozitat në vendin e 19 me vetëm 11 pikë.

Serie A - java 24:

18:30 Verona 0-3 Fiorentina

20:45 Lazio 1-0 Sampdoria

Ora 22:53
VIDEO/ Lazio 1 gol për zonën Champions, 'Shqiponjat' i falen Albertos

Lazio fitoi 1-0 me Sampdorian në javën e 24 në Serie A. Skuadra e Sarrit iu fal goli të Luis Albertos në minutën e 80, me "Shqiponjat" që mbajnë vendin e katërt me 45 pikë. Nga ana tjetër, Samp komplikon pozitat në vendin e 19 me vetëm 11 pikë.

Ora 20:33
VIDEO/ 5 ndeshje pa fitore, Fiorentina 'shkelmon' krizën me 3 gola në Verona

Në stadiumin 'Marc'Antonio Bentegodi', Verona vendase u tregua e pafuqishme duke humbur 0-3 me Fiorentinën, ndeshje e vlefshme për javën e 24-t në Serie A. Djemtë e Italianos ishin më të saktë gjatë gjithë takimit, duke merituar tri pikët e plota të transfertë. Dueli u hap në minutën e 12-të nga Barak, teksa Cabral në të 38 minutë shënoi golin e dytë. Në pjesën e dytë sërish Fiore tregoi cilësi në lojë, duke gjetur edhe golin e tretë me Biraghin në minutën e 89-të. Fiorentina me 28 pikë mban vendin e 12-të, ndërsa Verona me 17 pikë mban vendin e 18-të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?