Foto ilustruese

Vetëm me 3 përbërës! Si të bëjmë biskota të thjeshta për gati 15 minuta

7 Dhjetor 2022, 16:32| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 16:34

  • Share

Nëse po kërkoni një recetë të lehtë, mjaft ushqyese për të bërë biskota për fëmijët tuaj ose për mëngjesin tuaj, atëherë ne kemi një sugjerim për ju: biskota me gjalpë kikiriku , pa miell, të përgatitura në 15 minuta!

Receta është gjithashtu pa gluten, e veçantë për ata me intolerancë ndaj glutenit ose ata që ndjekin një dietë ku karbohidratet janë të ndaluara.

Çfarë do t'ju duhet? gjalpë kikiriku, sheqer, 1 vezë dhe ekstrakt vanilje! Nëse keni një shumëllojshmëri gjalpësh arra në shtëpi, mund ta zëvendësoni gjalpin e kikirikut me gjalpë bajamesh ose lajthie, nëse i dëshironi të ëmbla mund t’i hidhni dhe sheqer

Receta është aq e thjeshtë saqë mund t'i lini edhe fëmijët tuaj të luajnë, duke bërë biskota, të cilat më pas do t'i shijojnë si meze të lehtë.

Shikoni detajet e recetës më poshtë:

Përbërësit

1 filxhan gjalpë kikiriku

1 filxhan sheqer

1 vezë e madhe

1 lugë. ekstrakt i ëmbël i vaniljes

Procedura

Vendosni të gjithë përbërësit e mësipërm në një enë dhe përziejini mirë derisa të formojnë një masë të fortë.

Formojmë topa të vegjël prej një centimetri dhe i vendosim në një tepsi – ku kemi shtruar me letër furre. Me një pirun shtypim topthat e brumit tonë për të formuar një model mbi biskotat tona.

I pjekim ne furre te parangrohur per 15 minuta.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?