Veliaj për Report Tv: Ushqim të varfërve në shtëpi, po diskutojmë hartimin e një pakete ndihme për biznesin

16 Mars 2020, 11:43| Përditesimi: 16 Mars 2020, 15:33

  • Share

TIRANË - Bashkia e Tiranës po diskuton hartimin e një pakete ndihme për të gjithë bizneset të cialt në këtë periudhë për shkak të koronavirusit po qëndrojnë mbyllur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një komunikim me Report Tv, nga zyra e tij, sqaroi se masat do të jenë në mënyrë proporcionale me kohëzgjatjen e kësaj situate. 

Qytetari i parë i Tiranës tha se fokusi për dezinfektimin janë ambientet publike që përdoren nga qytetarët.

"Nëse shkollat kopshtet dhe çerdhet janë mbyllur, ato do të dezinfektohen një ditë para se të hapen. Fokusi është vënë tek zonat publike në përdorim, shkallët, ashensorët etj. Ashensorët dhe ambientet publike në pallate janë marrë përsipër nga administratorët e pallateve, ndërsa aty ku nuk ka dezinfektimin e bën bashkia e Tiranës. Po ashtu koshat e mbeturinave pastrohen 5 herë në ditë. Që koshat të kenë mundësi të pastrohen me eficencë, lipset që qytetarët t'i ngjeshin mbeturinat për të zënë sa më pak vend", tha Veliaj. 

Abuzitiviteti me çmimet e fruta-perimeve?

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet: Së pari raportimet duhen tek linja e gjelbër e AKU, në supermarkete nuk ka pasur luhatje, abuzimi ka qenë tek shitësit e vegjël. Procesi i dytë ka të bëjë me sjelljen personale të gjithsecilit prej nesh. Nuk ka asnjë provë që COVID-19 shërohet me limon e hudhra, janë legjenda urbane që përkthehen në histeri blerjesh. Shumica e ka respektuar, qytetarët të drejtohen aty ku nuk ka abuzime, dhe më e mira ta zbatojnë tek AKU dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit. Vetëm sot kemi vënë 20 gjoba. 

A do të ndihmohen të varfrit?

Veliaj thotë: Ne kemi kaluar në një regjim, ndryshe nga kur e ofronim vaktin në qendrat sociale. Tani shkojmë ne tek njerëzit. Kemi shpërndarje që respekton rregullat e higjienës. Po bëjmë shpërndarjen e ushqimit në shtëpi. I gjithë gatimi i mensave  i shkon si paketë ushqimore këtyre familjeve. Janë njerëz që sistematikisht janë trajtuar me ushqim. 

Plani ekonomik, ku bashkohet me opozitën?

Veliaj përgjigjet: Nuk i kam dëgjuar propozimet e PD. Kemi rreth tre ditë që tashmë edhe me Këshillin Bashkiak, edhe drejtorin tonë të taksave kemi filluar një diskutim. Mua më duket e arsyeshme, fjala vjen nëse një muaj nuk punojnë lokalet nuk ka asnjë arsye pse Bashkia të mbledhë taksën e hapësirës publike. Kështu që sigurisht me një të dymbëdhjetën do të zbresë taksa për atë muaj që nuk ka pasur punë lokali ose bari. Kjo është gjëja që ja pret mendja secilit. Megjithatë ajo që do duhet të shohim është sa do të zgjasë kjo periudhë që pastaj edhe masa të jetë korresponduese. Ne nuk mund të bëjmë atë që bënin ato parti që drejtonin këtë shtet dhe qytet, dhe që improvizojnë tërë kohën. Kjo nuk bëhet me improvizim. Sapo të shohim derisa zgjat le të themi karantina, ose shtetrrethimi, ose ndërprerja e funksionit ekonomik, masa do të duhet të jetë në proporcion me këtë. Nëse ne themi këtë fundjavë nuk do paguhet taksa, dhe kjo zgjat edhe tre muaj, kjo nuk bëhet me shto ujë dhe shto miell. Kështu që ne do të shohim sa do të zgjasë kjo periudhë dhe masa që Bashkia do marrë për bizneset lokale, duhet të jetë në proporcion me sa zgjat periudha dhe jo me improvizime të atyre që i kemi parë se si i kanë menaxhuar krizat, dhe nuk është ky momenti për të bërë politikë.

A duhet qeveria të paguajë pagat e punonjësve të biznesit?

Veliaj: Kjo është dicka që po sfidon gjithë botën. Ajo që vlen të shohim sesi qeveria është sjellë në raste të ngjashme, si tërmeti. Nuk la asnjë njeri pa shtëpi, pavarësisht se ishin ndërtime pa leje, etj, sjellja e qeverisë ishte dinjitoze. Thamë do të ndërtojmë cdo shtëpia pavarësisht rrethanave. Kjo qeveri e ka dhënë provën që nuk do të lë asnjë njeri pas. Do të shohim sa do të zgjasë kjo histori, nëse do të jetë XXL nuk mund t'i japim një kapele të vogël. Kështu që do shohim si do shkojë. Masat do të jenë sipas gravitetit të situatës që do të krijohet. 

Mbyllja e Kodrave të Liqenit?

Veliaj: Kisha debat me një grup të moshuarish në stola me domino para bashkisë. Do duhet të kuptojnë që po e bëjmë se i duam, ndaj po i shpërndajmë dhe të sigurohemi që janë në shtëpi. 

Janë marrë masat për ujin e pijshëm?

Veliaj: Tirana ka të njëjtin regjim që ka pasur më parë, kemi shtuar oraret. Kjo nuk është një mundësi për ta lënë ujin të rrjedhë pafund. Nëse do ketë zona që është abuzuar sepse shikojmë dhe flukset ku shpenzohet. Kjo nuk ka sens nëse lahen rrugët me ujë, e sidomos edhe si dje teksa binte shi. Nuk ka arsye që sëmundja të na sëmurë mendjen për t'u kthyer në histeri shpërdorimi dhe histori blerjesh. Çdo kalim në histeri dhe në ekstrem dëmton ekosistemin që kemi krijuar në këtë situatë krize. 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mjaft: 16/03/2020 13:17

    S’heq dore nga mashtrimet. E bukur fotografia me “te varfrin” qe po merr ndihma!

    Përgjigju
  • [email protected]: 16/03/2020 13:14

    Vazhdoj ky me mashtrime dhe fasada . Sa pa strehe shiheshin rrugve te Tiranes para se binte CoronaVirus , fatkeqsisht edhe mund jen rrugve te shkretet edhe sot qe po flasim . Bashkia e Tiranes i sheh po hesht !Ajo s eshte ne gjendje ti ndihmoj ata , jo te gjithe te varferit ! Turp Turp keto mashtrues e kan degraduar Shqiperine keshtu ! Ketu afer kam disa varfer por tash disa dite shtetrrethim nuk i ndihmoj kush .. Vetem Fasade e mashtrime keni ! Zoti na ruajte!

    Përgjigju
  • Ggg: 16/03/2020 11:58

    Ik ore mashtrues profesionist....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?