Në punë në kohë koronavirusi! Dezinfektohen makinat e policisë (VIDEO)

16 Mars 2020, 11:23| Përditesimi: 16 Mars 2020, 11:31

  • Share

TIRANË - Edhe në ambientet publike në Tiranë ka vijuar dezinfektimi nga punonjës të bashkisë. Po ashtu, janë dezinfektuar edhe automjetet e efektivëve të policisë që në këto ditë të vështira për gjithë vendin, po punojnë për të mbajtur rendin dhe sigurinë dhe për të garantuar respektimin e masave parandaluese të ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Dezinfektimi ka nisur nga makina e shefit të trafikut në Policinë Rrugore të Tiranës, ku siç shihet në pamje, punonjësit me veshjet mbrojtëse dezinfektojnë nga brenda dhe jashtë automjetin me logon "Policia Rrugore".

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?