Veliaj- administratorëve: Dezinfektoni ashensorët dhe nëse keni në pallat të ardhur nga Italia, tregoni

11 Mars 2020, 14:22| Përditesimi: 11 Mars 2020, 14:29

  • Share

1583930429_veliaj8.jpg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë thirrja administratorëve të pallateve që të dezinfektojnë ashensorët, si dhe të informojnë nëse në pallatin e tyre ka persona që vijnë nga Italia dhe nuk kanë treguar.  

 “Kam një këshillë për administratorët e pallateve, duhet të marrin edhe ata disa masa të thjeshta lokale. Sigurisht, duhet postuar në çdo pallat mesazhi “Rri në shtëpi”. E vetmja mënyrë sesi mund të kontribuojmë është duke ndenjur në shtëpi. Pra në qoftë se dikush mund të thotë çfarë mund të bëj unë për kombin, për familjen, për mahallën, lagjen, shkollën, gjëja më e mirë që mund të bësh, është të mos bësh asgjë, thjesht të rrish në shtëpi. Kështu që duhet postuar në çdo pallat. Duhen marrë masat për dezinfektimin e ashensorëve, hapësirave të ngushta, të mbyllura, ku shkëmbehen njerëzit, qytetarët këshillohet që të presin në ashensor, sa të zbresë një familje. Tani, kryeministri mori disa vendime drastike, duke nxjerrë policinë edhe ushtrinë në rrugë për penalizimin e atyre që kanë ardhur nga jashtë dhe nuk vetëkarantinohen. Do të doja që ndërmjetësit tanë apo administratorët e pallateve, jo të spiunonin por të kontribuonin me informacion. Pra nëse ata dinë që filani në apartamentin X ka ardhur nga Italia dhe nuk tregon, do të duhet të na thotë”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Veliaj- administratorëve: Dezinfektoni ashensorët! Thirrje me megafon në Tiranë: 'Rrini në shtëpi'! I hiqet licenca autobusëve që s'respektojnë higjienën!


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?