Veliaj- administratorëve: Dezinfektoni ashensorët! Thirrje me megafon në Tiranë: 'Rrini në shtëpi'! I hiqet licenca autobusëve që s'respektojnë higjienën!

11 Mars 2020, 13:45| Përditesimi: 11 Mars 2020, 15:51

  • Share

TIRANË- Masa të reja janë marrë në Tiranë, epiqendrën e koronavirusit, të cilat u prezantuan ditën e sotme nga kreu i Bashkisë së Tiranës. Në mbledhjen e dytë me shtabin e Emergjencave të Bashkisë, Veliaj u ka bërë thirrje administratorëve që të dezinfektojnë ashensorët, si një masë e domosdoshme kundër koronavirusit si dhe të informojnë nëse në pallatin e tyre ka të ardhur nga Italia, por që nuk kanë treguar. Një gjë e tillë nuk quhem "spiunim", theksoi Veliaj, por një shërbim në mbrojte të komunitetit.

Një masë e re, e cila është miratuar ditën e sotme në këtë mbledhje janë qendra zëri në makinat e policisë së Bashkisë ku do t'u bëhen thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. Këto makina do të lëvizin në çdo lagje në kryeqytet për të ndërgjegjësuar banorët, të cilët mesa duket deri më tani nuk e kanë kuptuar rrezikun e madh që u kanoset nga ky virus.

Teksa shtrëngohen masat për pronarët e bizneseve që  rrisin çmimet e ushqimeve dhe kompanitë e autobusëve që nuk respektojnë rregullat e higjenës, nga ana tjetër ka tolerancë ndaj shoferëve që do u lejohet të parkojnë në zona rezidenciale. "Pasagjerët që nuk kanë rrugë tjetër të ruajnë distancën në autobus. Dezinfektimi është bërë, por duhet të kenë kujdes edhe qytetarët. Sot do të shohim si do të vazhdojë situata sot. Autobusët që nuk respektojnë rregullat e higjenës do u kërkojmë heqje licence, ne bëjmë bazën. Kam lënë porosi që të mënjanohen shkeljet "të vogla" në parkingje në zonat rezidenciale, është një situatë ku ka sens tolerante, por jo në akset kryesore", tha Veliaj.

Gjithashtu, të gjitha zyrat e njësive administrative do të jenë të mbyllura për rastet jo urgjente. Shërbimi i tyre do të vazhdojë vetëm online. “Secili administrator do të duhet ta vlerësojë. Do të mbyllim gjitha njësitë administrative, kushdo që ka punë me kompjuter mund të punojë dhe nga shtëpia. Kemi shumë vlerësime nga tërmeti, janë punë që fare mirë mund të bëhen nga shtëpia, pa kontakt me njerëzit. Shumicën e shërbimeve i kemi online dhe vetëm nëse ka një emergjencë mund të bëhet shërbimi fizik në zyrë”, theksoi Veliaj.

Ndërkohë, sa u përket konvikteve, kreu i Bashkisë, bëri me dije se 95% e tyre janë zbrazur. 5% janë studentët e mjekësisë që po bëjnë praktikë në Tiranë dhe ato që nuk kanë një plan "B", për të cilat tha se do të gjendjet një zgjidhje.

Ora 14:22
Veliaj- administratorëve: Dezinfektoni ashensorët dhe nëse keni në pallat të ardhur nga Italia, tregoni

1583930429_veliaj8.jpg

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka bërë thirrja administratorëve të pallateve që të dezinfektojnë ashensorët, si dhe të informojnë nëse në pallatin e tyre ka persona që vijnë nga Italia dhe nuk kanë treguar.  

 “Kam një këshillë për administratorët e pallateve, duhet të marrin edhe ata disa masa të thjeshta lokale. Sigurisht, duhet postuar në çdo pallat mesazhi “Rri në shtëpi”. E vetmja mënyrë sesi mund të kontribuojmë është duke ndenjur në shtëpi. Pra në qoftë se dikush mund të thotë çfarë mund të bëj unë për kombin, për familjen, për mahallën, lagjen, shkollën, gjëja më e mirë që mund të bësh, është të mos bësh asgjë, thjesht të rrish në shtëpi. Kështu që duhet postuar në çdo pallat. Duhen marrë masat për dezinfektimin e ashensorëve, hapësirave të ngushta, të mbyllura, ku shkëmbehen njerëzit, qytetarët këshillohet që të presin në ashensor, sa të zbresë një familje. Tani, kryeministri mori disa vendime drastike, duke nxjerrë policinë edhe ushtrinë në rrugë për penalizimin e atyre që kanë ardhur nga jashtë dhe nuk vetëkarantinohen. Do të doja që ndërmjetësit tanë apo administratorët e pallateve, jo të spiunonin por të kontribuonin me informacion. Pra nëse ata dinë që filani në apartamentin X ka ardhur nga Italia dhe nuk tregon, do të duhet të na thotë”, tha Veliaj.

Ora 14:15
Masa e re ndaj koronavirusit/ Atloparlante 'lëvizëse' në Tiranë me thirrje 'Rrini në shtëpi'

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre dhe të gjithë komunitetit. Nga mbledhja e shtabit të emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ai i kërkoi Policisë Bashkiake që të vendosë qendra zëri në automjete ku të bëhet një thirrje qytetarëve për të qëndruar në shtëpi. 

Për këtë arsye nuk do të lejohen as grumbullimet e qytetarëve. “Simultanet e shahut pezullohen te Liqeni, Çajupi, 1 Maji; do të duhet të presin pasi të kalojë kjo situatë. I kërkoj Policisë Bashkiake të bëjë patrullime në këto zona, parqe e lulishte. Bashkë me strukturat mbështetëse, i kërkojmë Policisë Bashkiake të vendosë aparatura për të bërë informimin e publikut me zë”, tha Veliaj.
 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxx: 11/03/2020 15:44

    Lironi hapesirat publike nga tavolinat e pijanecve qe kane bllokuar trotuaret qytetaret mezi kalojne nga bllokimi trotuareve policia bashkiake jep leje ne kundershtim me rregullat duke bllokuar qytetaret qe me zorr kalojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?