Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bëri homazhe për mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II gjatë një sesioni në Nju Jork.
Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres e përshkroi Mbretëreshën si një "prezencë qetësuese dhe frymëzuese dhe një spirancë stabiliteti përgjatë dekadave të historisë shpesh të trazuar".
"Ajo ishte një diplomate e përkryer. Dhe shpesh përdorte aftësitë e saj diplomatike si e vetmja grua në dhomë. Për shtatë dekada, Mbretëresha Elizabeth II e kapërceu rolin e saj për t'u lidhur në nivelin më njerëzor me të gjithë ata që takoi, liderët botërorë dhe njerëzit e zakonshëm njësoj. Dhe për këtë, ajo ishte ndër lideret më të respektuara dhe më të dashura globale të kohës sonë. Vdekja e mbretëreshës Elizabeth lë një vakum që do të jetë e pamundur të mbushet.", tha Guterres.
Lajmi kryesor:
Trupi i Elisabeth II nderohet në Westminster Hall, arkivoli i mbretëreshës do të qëndrojë aty deri në mëngjesin e funeralit të saj
S.C/ReportTv.al