Trupi i Elisabeth II nderohet në Westminster Hall, arkivoli i mbretëreshës do të qëndrojë aty deri në mëngjesin e funeralit të saj

15 Shtator 2022, 07:52| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 23:11

  • Share

BRITANI E MADHE- Gjatë ditëve të fundit ka pasur një sërë ngjarjesh ceremoniale që shënojnë vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, por dita e sotme pritet të jetë më e qetë.

Është e para nga katër ditët e plota të arkivolit të Mbretëreshës të shtrirë në gjendje në Westminster Hall, në Pallatin e Westminsterit, ku ajo do të qëndrojë deri në mëngjesin e funeralit të hënën e 19 shtatorit.

Arkivoli i mbyllur po ruhet në një vigjilje të vazhdueshme nga ushtarët e njësive që i shërbejnë Shtëpisë Mbretërore. Njerëzit kanë qëndruar në radhë në këmbë gjatë gjithë natës për të bërë nderimet e tyre, ndërsa qindra mijëra të tjerë pritet të bëjnë nderimet e tyre në ditët në vijim.

Sot është edhe afati i fundit për të ftuarit në funeral për të konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, kështu që lista përfundimtare e të ftuarve mund të hartohet.

Ora 23:08
Vdekja e Elizabeth II, Shefi i OKB-së: La një vakum që do të jetë e pamundur të mbushet

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bëri homazhe për mbretëreshën e ndjerë Elizabeth II gjatë një sesioni në Nju Jork.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres e përshkroi Mbretëreshën si një "prezencë qetësuese dhe frymëzuese dhe një spirancë stabiliteti përgjatë dekadave të historisë shpesh të trazuar".

"Ajo ishte një diplomate e përkryer. Dhe shpesh përdorte aftësitë e saj diplomatike si e vetmja grua në dhomë. Për shtatë dekada, Mbretëresha Elizabeth II e kapërceu rolin e saj për t'u lidhur në nivelin më njerëzor me të gjithë ata që takoi, liderët botërorë dhe njerëzit e zakonshëm njësoj. Dhe për këtë, ajo ishte ndër lideret më të respektuara dhe më të dashura globale të kohës sonë. Vdekja e mbretëreshës Elizabeth lë një vakum që do të jetë e pamundur të mbushet.", tha Guterres.

 

Ora 08:36
Lodhja e madhe, rojes së gardës i bie të fikët pranë arkivolit të mbretëreshës Elizabeth II! VIDEO nga momenti kur shtrihet në tokë

Një prej rojeve të gardës i ka rënë të fikët pranë arkivolit të mbretëreshës Elizabeth II brenda Pallatit të Westminsterit. Teksa qëndronte në këmbë së bashku me trupën e rojeve të gardës për të nderuar monarken, duket se nuk u ndje mirë dhe u rrëzua. Oficerët e tjerë nxituan që ta ndihmojnë për t'u ngritur në këmbë.

Lodhja e madhe e ditëve të fundit mund t'i ketë shkaktuar gjendjen e te fikëtit pasi prej ditësh rojet e pallatit shërbejnë dhe qëndrojnë në gatishmëri teksa bëhen nderimet për mbretëreshën, e cila ndërroi jetë më 8 shtator.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?