Avionë luftarakë të ushtrisë së Polonisë foto ilustruese

Ushtria polake: Një objekt i paidentifikuar hyri nga Ukraina në territorin tonë

29 Dhjetor 2023, 11:38| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 11:43

  • Share

Një objekt i paidentifikuar ajror ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë – shtet anëtar i NATO-s – nga drejtimi i kufirit me Ukrainën.

Komanda Operacionale e Ushtrisë polake tha se objekti hyri në territorin e Polonisë mëngjesin e 29 dhjetorit.

“Mëngjesin e sotëm, një objekt i paidentifikuar ajror hyri në hapësirën ajrore të Republikës së Polonisë nga kufiri me Ukrainën. Nga momenti që kaloi kufirin deri kur sinjali i tij u zhduk, objekti u vëzhgua nga radarët e sistemit mbrojtës ajror të shtetit”, tha ushtria polake.

Polonia tha se ka mobilizuar forcat ajrore dhe burimet e tjera, në përputhje me situatën.

Media private polake, TV Republika, raportoi se kërkimet për objektin po zhvillohen afër qytetit Hrubieszov, në jug të Polonisë.

Lajmi për këtë objekt ajror vjen pasi Ukraina u sulmua me 158 dronë dhe raketa ruse gjatë natës. Ky ishte sulmi më i madh ajror i kryer nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./ rel/ 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Kiev, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin


S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?