Lufta në Ukrainë/ Shpërthime në Kiev, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin

29 Dhjetor 2023, 07:23| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 12:03

  • Share

Shpërthime janë ndjerë në kryeqytetin ukrainas! Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, pas disa sulmeve që synuan disa qytete në Ukrainë, duke shkaktuar alarmin kombëtar ajror.

Disa qytete u goditën nga sulmet ruse, duke përfshirë Kharkiv (verilindje), Lviv (perëndim) dhe Odessa (në jug), thanë autoritetet, dhe një alarm ajror mbarëkombëtar u aktivizua rreth orës pesë në mëngjes.

"Kharkovi është nën gjuajtje masive me raketa. Ka pasur të paktën gjashtë shpërthime në qytet." Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë së Kharkivit në Telegram. 

Lajm në përditësim...

Ora 11:38
Ushtria polake: Një objekt i paidentifikuar hyri nga Ukraina në territorin tonë

Një objekt i paidentifikuar ajror ka hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë – shtet anëtar i NATO-s – nga drejtimi i kufirit me Ukrainën.

Komanda Operacionale e Ushtrisë polake tha se objekti hyri në territorin e Polonisë mëngjesin e 29 dhjetorit.

“Mëngjesin e sotëm, një objekt i paidentifikuar ajror hyri në hapësirën ajrore të Republikës së Polonisë nga kufiri me Ukrainën. Nga momenti që kaloi kufirin deri kur sinjali i tij u zhduk, objekti u vëzhgua nga radarët e sistemit mbrojtës ajror të shtetit”, tha ushtria polake.

Polonia tha se ka mobilizuar forcat ajrore dhe burimet e tjera, në përputhje me situatën.

Media private polake, TV Republika, raportoi se kërkimet për objektin po zhvillohen afër qytetit Hrubieszov, në jug të Polonisë.

Lajmi për këtë objekt ajror vjen pasi Ukraina u sulmua me 158 dronë dhe raketa ruse gjatë natës. Ky ishte sulmi më i madh ajror i kryer nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./ rel/ 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?