U shpall kampione Europe, Luiza Gega për Report Tv: Krenare që përfaqësoj Shqipërinë! Rezultatet do ishin më të mira nëse do kisha fizioterapist me vete, s’e paguaj dot

21 Gusht 2022, 14:51| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 17:49

  • Share

Luiza Gega, kampionia më e re e Europës në atletikë në garën 3000 m me pengesa, ende i ruan emocionet e finales së një nate më parë. Në një intervistë për Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj ajo tha se ndihet shumë e lumtur për këtë arritje dhe shumë krenare që përfaqëson Shqipërinë.

‘Ishte një emocion shumë i madh! Konkurrentët kryesorë ishin shumë të përgatitur dhe unë i kam studiuar dhe jam munduar që të bëj një garë taktike. Po ashtu gjatë gjithë kohës ndoqa këshillat e trajnerit. Më ndihmoi gjatë të gjitha xhirove për të arritur më shpejt se të tjerët atë vijën e finishit. Është i rëndësishëm medalja dhe pozicioni! Ndihem shumë e lumtur dhe shumë e vlerësuar dhe jam shumë krenare që jam shqiptare dhe që përfaqësoj këtë komb! Mund t’i kemi gjërat më të vështira sesa shtete e zhvilluara, por gjithsesi dhe pse në vështirësi nëse e do vërtetë atë që bën dhe je i durueshëm mund t’ja dalësh! Jam shumë krenare. Ka shtete që vijnë me 30 sportistë dhe nuk marrin medalje ari. Jam ndjerë shumë e vlerësuar dhe nga komentet e shteteve të huaja. Akoma i kam emocionet. Jam më mirë se kurrë më parë.’- u shpreh rekordmenia Luiza Gega.

Kampionia shqiptare tha se i është dashur të bëjë shumë sakrifica për të arritur këto rezultate, por në fund të fundit sakrifica ja ka vlejtur.

‘Më është dashur që të lë një jetë normale, pikërisht për këtë. Por vërtetë e dua këtë që bëj dhe ndihem shumë krenare që përfaqësoj gjërat kuqezi jashtë. Edhe familjarët e mi i takoj shumë rrallë, dhe po sakrifikoj shumë për rezultatet që kam. Asgjë e madhe nuk vjen lehtë.’- u shpreh atletja shqiptare.

Rekordmenia shqiptare tha se objektivat e ardhshme do ti vendosë bashkë me trajnerin, duke rikujtuar se ka pasur një vit të suksesshëm.

‘Kam pasur vit të suksesshëm, do të ulem me trajnerin dhe do të vendosim objektivat e radhës për vitin që vjen.’- tha atletja Luiza Gega.

Luiza Gega është sot kampione Europe, por ajo pretendon se rezultatet mund të ishin shumë më të larta nëse kushtet do ishin normale.

“Trajneri duhet të bëjë fizioterapistin, mesazhatorin sepse është e pamundur ti kemë me vete kur shkoj në qendrat e grumbullimit që janë kryesisht në male. E kam të pamundur ti paguajë kështu që këtë pjesë e plotëson trajneri.”

Luiza Gega është kampionia e re e Europës në atletikë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qintat. Si rezultat i kësaj paraqitje Gega la pas gjermanen Meyer, e cila kishte edhe mbështetjen e publikut duke qenë se kampionati europian zhvillohet në Mynih.  Një arritje e jashtëzakonshme e Gegës, e cila për më tepër vendosi edhe rekord europian të përmirësuar me pothuajse 6 sekonda. Në fund nuk kishin si të mungonin as lotët e kampiones!

Intervista e plotë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 21/08/2022 20:55

    Ik moj Luiza boll u kpute duke vrapu per ket shtet leshi , edhe jeton akoma ne shpi me qera , po te perfajsoje noj shtet tjeter do ishe milionere .

    Përgjigju
  • Rrapi: 21/08/2022 19:25

    Mos u merzit Luiza se kemi lek per me dhene pa hesap per inceratoret per fizoterapistet nuk dalin leket e qeverise se kerkojn shume....

    Përgjigju
  • Fizioterapisti: 21/08/2022 18:25

    Krenar qe jam me Pune ne Gjermani. Ty te rrofte Flamuri dhe Ai i te gjatit hahahahahaha

    Përgjigju
  • ymeri: 21/08/2022 18:17

    BRAVO LUIZA GEGA,,,,NA NDEROVE,,,SHTETI YNE TI SIGUROJE LUIZES NJE FIZIOTERAPIST PER AKTIVITETE TE RENDESISHME SI KOMPIONATI EUROPIAN.....TA PAGUAJE SHTETI....

    Përgjigju
    • O Ymeri: 22/08/2022 12:18

      Te thash skam kohe, jam ne pune. Ne Gjermani

  • redi: 21/08/2022 16:26

    Shqiperia po perparon dhe po behet emer ne arenen nderkombetare . Ambasadiret me te fuqushem jane sportistet elitar ashtu dhe artistet me fame boterore qe po ngrejne lart emrin Shqiperi.Ngrehen buste dhe statuja per konteibute te vogla ,por Luiza Gega ,Briken Calja , Godelli ,Smalja duhet te nderohen me nje bazo reliev te madh ku te gdhenden portretet e tyre ne mes te sheshit Skenderbej si krenari kombetare . Kam besimin se krybashkiaku Veliaj mund ta realizoj qifte dhe me referendum kete vleresim ndaj tyre

    Përgjigju
    • Lali Eri: 21/08/2022 18:26

      Do ja gdhendim, Pa merak Zogu

  • Ilir: 21/08/2022 15:47

    Bravo ????????! Na ke bere pafund krenare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?