Atletja Luiza Gega

Medalja e artë historike e kampiones Gega, vipat dhe politikanët që uruan atleten shqiptare

21 Gusht 2022, 12:47| Përditesimi: 21 Gusht 2022, 13:00

  • Share

Arritja historike e Luiza Gegës në atletikë, duke u shpallur kampione Europe në garën e 3000 metarve me pengesa, ka sjellë reagimin e shumë personazheve të njohur përveç politikanëve.

Kjo pasi sportisja shqiptare dominoi në një garë e cila nuk e favorizonte për shkak të kohës me shi, por siç kishte premtuar më herët edhe trajneri i saj medalja nuk u vendos në diskutim.

Pak pas arritjes së Gegës në Gjermani reaguan me rradhë:

Erion Veliaj

Në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Tiranë publikoi videon dhe shkruante: “Kyyy ëëështë kuuuulmiiiii. Bravoooooo Luizaaaa, bravooooo Kampiooooone. E paepura Luiza Gega kampione e Europës në 3000 metra me pengesa. Askush më parë s’ia ka dalë të ngjisë majën e Europës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës.” I njëjti postim është hedhur edhe nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Arbana Osmani

Moderatorja e njohur ka reaguar gjithashtu në Instagram ku ka ndarë një video të garës së Luiza Gegës, krahas së cilës shkruan: “U zgjova me këtë dhe s’mund të isha më e lumtur. Krenare.”

Blendi Fevziu

Gazetari dhe moderatori i njohur ka publikuar foton e Luzia Gegës me flamurin shqiptar ku shkruan: “Fantastike”

Ilir Shaqiri

Balerini dhe fituesi i “Big Brother Vip” publikoi në Instastory një video të Luiza Gegës me flamurin Shqiptar, me këngën “Ti Shqipëri më jep nder.”

Olta Boka

Videoja e atletes shqiptare është shpërndarë edhe nga këngëtarja Olta Boka, e cila shkruan: “Vajza që të ndrijnë faqen”

Ardit Çuni

Këngëtari ka publikuar videon e Luiza Gegës me flamurin shqiptar duke shkruar, “Krenar.”

Evi Reçi

Në një postim në Instastory, këngëtarja shkruan: “Ah moj Luzia sa më ke emocionuar! Bravo moj vajzë kampione!”

Xhani Shqerra

Xhani ka publikuar foton e Luiza Gegës me flamurin shqiptar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?