Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

U gjobit për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve, KAS shfuqizon gjobën e KQZ-së prej 75 mijë lekësh ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

16 Shkurt 2021, 15:36| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 17:54

  • Share

TIRANË - Një javë pasi u gjobit për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve dhe dhënien e certifikatave të pronësisë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka shfuqizuar gjobën e KQZ-së ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së KAS ditën e sotme. Anëtarët e KAS pranuan argumentet e përfaqësuesit ligjor se Bashkia Tiranë e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj që me krijimin të dhënave në faqen e KQZ-së.

"Duke konstatuar e caktimi i personit përgjegjës është bërë më 7 janar 2021 dhe  raportimet në vijim janë vlerësuar në përputhje me ligjin dhe në këto rrethana nuk kemi përgjegjësi administrative vendosëm shfuqizimin me gjobë ndaj Erion Veliajt të shumës 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve
Për pikën 2 duke konstatuar se gjatë veprimtarive të denoncuara nuk janë shpërndarë leje apo certifikata pronësie sipas ligjit vendosi shfuqizimin  e gjobës për shumë 40 mijë lekë ndaj Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, kundër këtij vendimi mund të apelohet në gjykatën e shkallës së parë Tiranë" - thotë KQZ

Veliaj u gjobit më datë 9 shkurt me 75 mijë lekë pas ankesës së bërë nga LSI.  Bazuar në analizën e fakteve dhe provave të administruara, KQZ e arsyetoi mos raportimin dhe dhënien e celësave të shtëpive të reja si në kundërshtim me vendimin e dhjetorit të organit të administrimit të zgjedhjeve, për ndalimin e aktiviteteve që mund të përdoren për qëllime elektorale. Gjoba ishte në masën e 75 mijë lekëve, 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve dhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Për Report Tv Veliaj e quajti këtë vendim të pavend pasi sipas tij askush nuk mund ta ndalojë të bëjë punën. Veliaj tha se ka strehuar 17 familje që flinin në çadra, ndërsa akuzon kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se po shton vila në pandemi.

Ora 17:52
KAS i shfuqizoi gjobën Veliajt, reagon Ivi Kaso: Vendim antiligjor, bie ndesh me standartin e OSBE-së për ndarjen e shtetit nga partia

1558178197_ivikaso4.jpg

Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me shfuqizimin që KAS bëri ndaj gjobës së kryebashkiakut Erion Veliaj.

'Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standartin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste.

Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje.'- thekson Ivi Kaso.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koka: 16/02/2021 15:48

    Ropt KAS-it lalit rames dhe balles. Se harrova fut edhe braçe ziun.

    Përgjigju
    • KB vl: 16/02/2021 16:36

      KAS shume profesional. Mona,iliri e duan kete popull te mbytur dhe te poshteruar! Puna vazhdon

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?